LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Ajax – Juventus

Analizë dhe parashikim: Ajax – Juventus

Ajaxi do të jetë nikoqir në Amsterdam i skuadrës që po dominon në kampionatin italian, Juventus.

Vendi: Johan Cruyff, Amsterdam

Koha: E mërkure, 10 prill, 21:00


Stadiumi i klubit holandez ka kapacitet prej 54990 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Ajax

Noussair Mazraoui nuk do të mund të paraqitet pasi që ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë. Futbollisti 21-vjeçar, Rasmus Kristensen ka të ngjarë që të startojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Asnjë ndryshim tjetër nuk pritet nga fillimi i zakonshëm i formacionit. Hakim Ziyech, Daley Blind, Matthijs de Ligt dhe Nicolas Tagliafico do të mund të mos paraqiten në ndeshjen e dytë pasi që janë një karton larg pezullimit.

Lojtarët që mund të mungojnë

Juventus

Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur për Juventusin në ndeshjet e fundit, ku nuk është paraqitur në katër ballafaqimet e Zonjës së Vjetër. Ai pritet të kthehet në këtë takim kundër holandezëve.

Emre Can u detyrua të lë fushën pas 25 minutave në fitoren 2-1 kundër Milanit dhe nuk do të paraqitet gjatë mbrëmjes. Sami Khedira është i gatshëm që të luajë në Amsterdam.

Alex Sandro do të kthehet në krahun e majtë të mbrojtjes gjersa Blaise Matuidi dhe Federico Bernardeschi janë një karton larg pezullimit.

Bernardeschi mund të startojë para Paulo Dybalas, ashtu sikurse kundër Atleticos Madridit. Moise Kean ka shënuar në pesë paraqitjet e fundit për klubin, por nuk do të jetë në ekipin e parë.

Giorgio Chiellini është përjashtuar për Juventusin dhe mungesa e tij është një goditje e madhe, veçanërisht pasi Andrea Barzagli nuk ka filluar një ndeshje që nga tetori.

Douglas Costa ka qenë jashtë veprimit për më shumë se dy muaj, por do të jetë në stol.

Top lojtarët

Fakte

Ajax janë të pamposhtur në 15 nga 16 ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Janë shënuar mbi 2.5 gola në tri ndeshjet e fundit të Ajaxit (UEFA Champions League).

Skuadra e Ajaxit ka moshën mesatare prej vetëm 24.54 vjetësh – pothuajse pesë vjet më të rinj se të Juventusit (29.0 vjet).

Juventusi ka shënuar 34 fitore në 42 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat.

Formacionet e mundshme: Ajax - Juventus
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Ajax - Juventus

Analizë

Ajax eliminoi kampionët aktual evropian, Real Madridin në raundin e fundit të Ligës së Kampionëve dhe dëshmuan se mund të ballafaqohen me shumë ekipe të mëdha.

Ajax ka fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe kanë shënuar mesatarisht 3.5 gola.

Një Cristiano Ronaldo në formë në raundin e fundit, Juventusi po konsiderohet favoritë në ndeshjen e parë të çerekfinales me Ajax.

Juventusi ka humbur dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, por do të kthehet në shtëpi për të përmbysur ndonjë deficit.

Parashikim: Ajax 0-1 Juventus

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Ndërkombëtare
Kalo në kategori