LAJMI I FUNDIT:

Vjedhja e miliona eurove, dëshmitarët rrëfejnë momentin e grabitjes në aeroportin e Tiranës

Vjedhja e miliona eurove, dëshmitarët rrëfejnë momentin e grabitjes në aeroportin e Tiranës

Pasagjerë të avionit të linjës Tiranë-Vjenë, ku ishin ngarkuar miliona euro për t’u transportuar drejt Austrisë, kanë treguar për momentin kur grabitësit e armatosur kanë hyrë për të marrë paratë.

Avioni me rreth 160 pasagjerë, do të nisej për fluturim rreth orës 15:05 minuta.


Vjedhja brenda aeroportit të Tiranës, thuhet se janë marrë rreth 10 milionë euro – jepen detaje tjera të ngjarjes (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vjedhja brenda aeroportit të Tiranës, thuhet se janë marrë rreth 10 milionë euro – jepen detaje tjera të ngjarjes (Foto/Video)

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.

Më pas autorët kanë marrë paratë dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon.

Gjithashtu, mësohet se pak minuta pas grabitjes, ka hyrë policia në avion dhe ka kërkuar pamje, por pasagjerët kanë thënë se nuk kanë filmuar.

Po kështu policia ka zbritur pasagjerët më pas nga avioni. /Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori