LAJMI I FUNDIT:

Vjedhja brenda aeroportit të Tiranës, thuhet se janë marrë rreth 10 milionë euro – jepen detaje tjera të ngjarjes (Foto/Video)

Vjedhja brenda aeroportit të Tiranës, thuhet se janë marrë rreth 10 milionë euro – jepen detaje tjera të ngjarjes  (Foto/Video)

Një super-grabitje ka ndodhur rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro, edhe pse shuma mund të jetë më e madhe.

Policia e vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë.


Autorët e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa është kapur edhe një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që autorët përdorën për të kryer grabitjen.

Dhe, siç shkruan BW, duket se pikërisht ky furgon dhe kamuflimi i grabitësve të ketë qenë “mburoja” e tyre për të hyrë në aeroport.

Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse.

Ata dyshohet të kenë pasur informacion për vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë që do të niseshin nga Shqipëria me avion për në Vjenë, ndërkohë që dyshohet të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të brendshëm në aeroport.

Në ndjekje të tyre u vunë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të policisë kufitare të Rinasit.

Ka pasur shkëmbim zjarri me policinë dhe gjatë këtij shkëmbimi zjarri pati një viktimë.

Autori që mbeti i vdekur kishte një armë kallashnikov me vete, tre krehëra dhe një granatë.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësi.

———————————————————

Grabitje brenda aeroportit në Tiranë, vritet roja privat – tregohet edhe shuma e parave të vjedhura (Foto/Video)

Është përgjakur mesditën e sotme Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi një grabitje e shoqëruar me shkëmbim zjarri ka ndodhur brenda perimetrit të institucionit.

Mësohet se një bandë grabitësish me 4 persona, kanë dalë nga një furgon i bardhë me mbishkrimin “HETIMI TATIMOR” të armatosur dhe kanë grabitur shumë e dyshuar prej 2 milionë eurosh që transportohej nga një autoblindë.

Dyshohet se automjeti i blinduar që është grabitur transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë jashtë shtetit.

Grabitësit e veshur me rroba ushtarake kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës për të grabitur disa thasë me para.

Ndërkohë, raportohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë një prej rojeve private që gjendeshin në blindin me para.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Uniformat Blu kanë ngritur postblloqe dhe kanë bllokuar rrugën Rinas-Valias pasi janë vënë në ndjekje të autore që dyshohet se u larguan në drejtim të Fushë-Krujës, pranë fshatit Nikël.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe Prokurorët e Krimeve të Rënda, Kreshnik Ajazi dhe Ndini Tavani.

Ndërkohë në vendin e quajtur “Ura e Barit”, shumë pranë aeroportit të Rinasit, ku u grabit autoblind me para është gjetur një automjet i djegur.

Dyshimet janë që makina t’i përkasë autorëve, sipas një skenari të njëjtë me grabitjet e mëparshme ku autorët veprojnë kështu për të humbur gjurmët. /gsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori