LAJMI I FUNDIT:

Zaha i komenton zërat që e lidhim me Unitedin: E ardhmja ime është te Crystal Palace

Zaha i komenton zërat që e lidhim me Unitedin: E ardhmja ime është te Crystal Palace
Wilfried Zaha (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Wilfried Zaha thotë se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te Crystal Palace.

Emri i yllit të Bregut të Fildishtë është lidhur me Manchester Unitedin në javët e fundit, por nuk ka kaluar shumë dhe lojtari i ka demantuar këtë zëra.


“E ardhmja ime është në Crystal Palace. Unë jam në Palace, nuk po mendoj për ndonjë gjë tjetër”.

“Unë jam vetëm duke luajtur futbollin tim dhe do të pres të shikoj se çfarë më sjell e ardhmja”, ka thënë Zaha.

26-vjeçari karrierën e ka filluar te Crystal Palace, për t’u transferuar më pas te Djajtë e Kuq në vitin 2013, ai luajti vetëm katër ndeshje zyrtare për Man Utd dhe u rikthyer te Palace. /Telegrafi/