LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja gjithmonë e më afër Shqipërisë

Edy Reja gjithmonë e më afër Shqipërisë
Edoardo Reja (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Pas Beppe Dossenës, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit, mediet napolitane e japin të sigurtë: Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një tjetër teknik italian dhe ai është 73 vjeçari Edoardo “Edy” Reja.

Ish-trajneri i Napolit dhe Atalantës do të zëvendësojë kështu Panuccin e shkarkuar menjëherë pas humbjes në shtëpi përballë Turqisë, në takimin e parë të kuqezinjve për grupin H të kualifikueseve të Euro 2020-s.

Lajmin e bën të ditur një gazetar napoletan për radion “Kiss Kiss”, sipas të cilit, pavarësisht disa vështirësive, marrëveshja është sigluar gjatë fundjavës së kaluar, pas takimit të zhvilluar në Bologna mes Rejas dhe Armando Dukës.


Përveç trajnerit gorician, Federata Shqiptare e Futbollit kishte zhvilluar tratativa edhe me emra të tjerë, Alberto Zaccheroni, Roberto Donadoni dhe Luigi De Canio, e sigurisht u lakua edhe emri i Besnik Hasit.

“Nesër do të mësoni nëse do të drejtoj Shqipërinë apo jo”, do të shprehej Reja më 25 mars. Edhe pse janë dashur pak ditë më shumë, sipas medieve napolitane, përgjigjja pozitive ka ardhur sot: Edy Reja do të drejtojë Kombëtaren kuqezi të Shqipërisë, edhe pse FSHF-ja nuk zyrtarizon ende asgjë. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare

"Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur" - ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh

La Liga

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Kalo në kategori