LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Ikja nga Kosova, lajme të rreme për pushtet politik dhe për interesa ruse

Matoshi: Ikja nga Kosova, lajme të rreme për pushtet politik dhe për interesa ruse

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, lajmet për ikjen masive nga Kosova i ka cilësuar si “rrenë për përfitime politike, ose propagandë – Fake News- për interesat ruse ne rajon”.

Matoshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ka papunësi e padrejtësi. I dijmë tê gjithë! Por që mund t’i zgjidhim bashkë. Ju lutem, mos rreni me shti n’dorë pushtet politik ose për hesape ruse!?”

Postimi i plotë i Matoshit:


“Ikja nga Kosova dhe ndikimi rus

(Ikja kinse masive nga Kosova âsht ose rrenë për përfitume politike ose propagandë – Fake News- për interesat ruse në rajon…)

E vertete âsht që edhe unë shkoj e pres për një vizë. Me orë e punoj për Qeverinë e vendit tim.

Po kush merr vizë (zyrtare, pune apo turistike) e pret biletë avioni nuk është ikje. Është lëvizje ligjore.

Njerëzit shkojnë zyrtarisht për punë e biznes.

Shkojnë te familja.

Viza jepen për bashkim familjar.

Për punë. E pse mos me shku me punu?

Kosova nuk âsht Zvicër!?

Kemi nevojë për punë e pare.

Po shkojnë gjinja edhe për qef.

Ikja bâhet PA VIZA!?

Si më 1990.

Me dhunë, si më 1999.

Dhe p’ej zori si më 2015.

Me heçamë, maleve e prrojve.

Kah Tisa. Ju kujtohet!???

Me autobusa, kur të ndjek nji anmik mas, siç na ndiqte Serbia, në vitet ‘90 të shekullit të kaluem.

Kemi jetu me ndihma e s’kemi ikë.

Ju kujtohet mielli e zejtini i “Nânës Terezë”!?

Kemi rezistu do, s’kemi ikë n’Suedi.

Paramendojeni Kosovën sikur të iknim të gjithë!?

Pra hiçnu agjendave opozitare se po rrejnë!

Dhe ju, disa portale të Prishtinës po rreni, për hesape të opozitës dhe për me ba Fake Neës! Klikime.

Kosova nuk po zbrazet.

Kosovarët duen punë!

Po e duen ma shumë Kosovën.

Pra nuk po ikin.

Kosova nuk braktiset kurrë!

Unë dhe familja ime nuk kemi ikë as nën shiun e granatave të Serbisë më 1999.

Na kanë lypë shumë pare. S’kemi pasë.

(***)

Nuk po ikin as më të varfërit.

Me marrë vizë të rregullt nga një shtet i BE-së ose cilido qoftë shtet, nuk âsht ikje. Âsht leje me dalë, me fitu, me e ndreq jetën.

E kush do, kur do me u kthy te sh’pia. N’atdhe.

(***)

Mos rreni mâ!!!

Se âsht tradhti ndaj atdheut!

(***)

Propaganda se në Kosovë nuk ka bukë âsht e Serbisë, bâhet me pare t’Rusisë!

A nuk e tha antishqiptari ndër ma t’poshtrit Ivica Daćič: “Ju jepnu viza (shtetet e BE-së) ne u japim autobusa”!?

Tregim i shpifur.

Tjerat janë histori plot vështirësi në Kosovë. Ka papunësi e padrejtësi.

I dijmë tê gjithë!

Por që mund t’i zgjidhim bashkë.

Ju lutem, mos rreni me shti n’dorë pushtet politik ose për hesape ruse!?”, ka shkruar Matoshi.

Ndryshe, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës, më 11 prill, të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për migrimin e të rinjve nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori