LAJMI I FUNDIT:

Havolli: Në qershor dihet kush ka deklaruar rrejshëm pasurinë e kush ka fshehur transaksionet bankare (Video)

Havolli: Në qershor dihet kush ka deklaruar rrejshëm pasurinë e kush ka fshehur transaksionet bankare (Video)

Në emisionin ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik në Kosovë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka thënë se tashmë ka përfunduar deklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve dhe së shpejti do të publikohen konkluzionet se cili nga këta zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, kush ka deklaruar me vonesë pasurinë e kush nuk ka deklaruar fare.

“Nëse shkon gjithçka mirë nga fundi i qershorit do të bëhet publikimi i të dhënave nga AKK sa i përket deklarimit të pasurisë… Nga viti i ardhshëm deklarimi i pasurisë ka gjasa që të bëhet në mënyrë online”.


Havolli ka thënë se zyrtarët publikå që nuk mund të argumentojnë mos deklarimin e pasurisë në mënyrë automatike do të kallëzohen penalisht.

“Ka situata kur zyrtarët e lartë mundohen të kamuflojnë pasurinë. Po ashtu ka situata kur gjatë deklarimit të pasurisë dyshohet se ata bëjnë deklarime të rrejshme të pasurisë. Ka situata kur zyrtarët nuk kanë deklaruar banesat apo shtëpitë. Të gjitha këto raste ne i kemi kallëzuar penalisht dhe tashmë janë çështje e prokurorisë rastet e tyre”.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), ka thënë se ka pasur edhe deklarime të tilla të pasurisë kur zyrtari ka dështuar t’i deklarojë transaksionet e ndryshme bankare.

“Kur mendojmë se nevojitet një procedim më i shpejt, rastet i dërgojmë edhe në Policinë e Kosovës ku dyshohen për pastrim parash”, tha Havolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori