LAJMI I FUNDIT:

MASH i përgjigjet Komunës së Gostivarit: Drejtorët janë kthyer në vendet e tyre të punës, janë shkarkuar në mënyrë joligjore

MASH i përgjigjet Komunës së Gostivarit: Drejtorët janë kthyer në vendet e tyre të punës, janë shkarkuar në mënyrë joligjore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka reaguar ndaj konferencës së Komunës së Gostivarit, prej ku sot theksuan se në fushatën parazgjedhore janë shkarkuar disa drejtorë të shkollave nga kjo komunë.

Nga MASH thonë se nuk veprojnë vetvetiu, por në pajtim me rregullat ligjore dhe vendimet e institucioneve tjera. Ata shtojnë se janë konfirmuar parregullsi nga kryetari i Komunës së Gostivarit dhe për këtë shkak i janë marrë ingerencat e arsimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MASH thekson se drejtorët e shkollave që janë shkarkuar më herët janë kthyer në vendet e tyre të punës dhe kërkojnë nga Komuna e Gostivarit të mos akuzojë pa dëshmi.


Komuna e Gostivarit: Ministri i Arsimit në mes fushate ndërron drejtorë
Lexo po ashtu Komuna e Gostivarit: Ministri i Arsimit në mes fushate ndërron drejtorë

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke respektuar vendimet e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë juridike dhe marrëdhënie pune, ka pranuar ankesat e drejtorëve dhe ka vendosur që të njëjtit t’i kthejë në vendet e tyre të punës, prej ku janë shkarkuar në mënyrë joligjore”, thuhet në reagimin e MASH-it.

Ata shtojnë se janë të detyruar të respektojnë vendimet e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë juridike dhe marrëdhënie pune dhe kanë bërë apel tek Komuna e Gostivarit të mos akuzojnë pa dëshmi dhe prova./Telegrafi/