Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot në Vushtrri tubimet me qytetarë për të larguar nga pushteti Qeverinë Haradinaj.
Me këtë rast, lideri i VV-së, Albin Kurti para qytetarëve të Vushtrrisë, tha se dy brengat kryesore të qytetarëve të Kosovës janë papunësia dhe korrupsioni.
“Vjedhja nalt e varfëria poshtë janë të lidhura. Mbi 650 zyrtarë të lartë kanë më shumë se një pozitë, e kryeprokurori i Kosovës i ka 7 pozita, ai nuk po funksionon sepse është shumë i zënë. Paga e presidentit është 15 herë më e lartë sesa paga minimale, paga e shoferit të kryetarit të Kuvendit është më e madhe se paga e profesorit në shkollë të mesme”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se në Kosovë kemi individ më të fuqishëm se vet shteti, duke theksuar se na duhen zgjedhje të reja dhe qeverisje e re ku ligji do të jetë mbi politikën.
“Me qeverisjen e re pas zgjedhjeve të reja hiqet zullumi mbi bizneset dhe fukarallëku midis popullsisë. Nuk mund të bëhet shtetndërtimi demokratik me kushëri e dosta, me Gent Begollin e Bedri Istrefin në Telekom e Valon Tolajn në AKP, nuk ec ekonomia. Shteti i Kosovës sot ka aq institucione sa kanë kushëri Thaçi e Haradinaj, me listë të dasmave tyre i kanë shti njerëzit në punë nëpër institucione. Me një tarifë 100% ndaj Serbisë, nuk mbulohet gjithë ky korrupsion e krim i organizuar”, u shpreh Kurti, transmeton Telegrafi.
Kurti ka thënë se politikanët që janë në pushtet duan ta zëvendësojnë Gjermaninë me Rusinë.
“Nëse Rusia dështoi me puqet e saj në Mal të Zi e Maqedoni pse duhet të ketë sukses në vendin tonë. Këta duan që Gjermaninë ta zëvendësojnë me Rusin, por projekti i tyre për shkëmbim territorial ka dështuar ndonëse ideja e tyre nuk ka vdekur”, tha Kurti, duke shtuar se që ta ndalim hajnin duhet ta largojmë qeverinë.
Në fund të fjalës së tij, Kurti ka përshëndetur të pranishmit duke u bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimet e ardhshme dhe protestat paqësore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A