LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roamingut në Ballkan (Foto)

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roamingut në Ballkan (Foto)

Në Samitin e dytë Dixhital, që po mbahet në Beograd, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

Pjesë e marrëveshjes është edhe Kosova, që është nënshkruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixhtal të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.


Në hapje të samitit, komisionarja evropiane për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel, tha kjo heqja e roamingut është marrëveshje e rëndësishme ekonomike dhe politike.

Komisionarja evropiane për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel | Foto: Telegrafi

“Kjo është marrëveshja e juaj, ne si BE do t’iu përkrahim. Është një marrëveshje është një kapital politik dhe ekonomik. Ju mund të llogariteni tek mbështetja e jonë dhe jo është një ditë historike që duhet punuar në këtë drejtim. Agjenda evropiane dixhitale nuk është vetëm një deklaratë, por shumë se kaq. BE-ja ka ndarë mbi 30 milionë euro për këtë aspekt, përkatësisht për dixhitalimin e Ballkanit”, tha Gabriel, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, tha se kjo marrëveshje do t’i trajtoj njëjtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu | Foto: Telegrafi

“Kjo agjendë dixhitale po na ndihmojmë që të integrohemi edhe pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Sfida jonë kryesore është dixhitale integrimi. Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot është mundësi që t’i trajtoj njëjtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor njëjtë dhe t’i lidh bizneset ndërmjet vete”, tha Bregu, përcjell Telegrafi.

Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut për Ballkanin Perëndimor | Foto: Telegrafi

Në këtë samit janë prezentë dy mijë pjesëmarrës, përfshirë ministra të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian si dhe të Komisionit Evropian, industri të IT-së dhe biznese të rajonit dhe botës.

Sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roamingut për Ballkanin Perëndimor
Lexo po ashtu Sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roamingut për Ballkanin Perëndimor

Delegacioni kosovar është i përfaqësuar nga institucione të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare dhe kompani vendore në fushën e teknologjisë informative.

Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut për Ballkanin Perëndimor | Foto: Telegrafi

Përveç pjesëmarrjes në panele të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në samit do të ketë prezantime nga Mërgim Cahani (Gjirafa.com), Shpend Lila (Innovation Center Kosovo) dhe të tjerë /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori