Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti i Hulumtimeve IDRA Research and Consulting kanë prezantuar studimin “Rinia e Kosovës”.
Ky studim është hulumtim i vlerave, qëndrimeve, opinioneve, brengave dhe perspektivave të të rinjve të Kosovës, ku të anketuar janë 1200 të rinj në gjithë Kosovën, të moshës 14 deri në 29 vjeç.
Mevlyde Hyseni nga Fondacioni Friedrich Ebert në Kosovë ka bërë prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të rinisë.
“81% e të rinjve jetojnë me familjet e tyre, 98% kanë marrëdhënie të mira me familje dhe 88% planifikojnë të kenë familje dhe të kenë fëmijë, ndërsa mosha e preferuar për martesë për vajza është 25-26 vjeç, 28-29 vjeç djemtë”, tha ajo.
Hyseni ka thënë se në bazë të gjetjeve 54% e të rinjve nuk punojnë në profesionin e tyre kurse për dallim nga viti 2012 ku 45% e të rinjve kanë dashur një vend punë në institucionet publike tash kjo shifër ka mbërri në 70%.
“54% nuk punojnë në profesionin e tyre, 44% të mbi arsimuar për vendin aktual të punës, 25% nuk janë në shkollë dhe nuk janë të punësuar. 54-58% mendojnë që njohjet me njerëz janë faktor i mirë që të përfitosh një vend të mirë pune. 45% kanë dashur të punojnë në sektorin publik, tani janë 70%”.
Sipas saj, aspiratat për emigrim janë rënie, në vitin 2012, 70% e të rinjve kanë dashur të largohen nga vendi, ndërsa tani shifrat arrijën në 50%.
“Aspiratat për emigrim janë rënie 20%, ku në vitin 2012 70% kanë dashur të largohen nga vendi, ndërsa tani kemi 50% që duan të largohen nga vendi”, shtoi Hyseni, raporton Ekonomia Online.
Hyseni tha se të rinj kanë mosbesim te institucione dhe ka rënie të interesimit të tyre në fushën politike.
“Ekziston një mosbesim dhe apati e të rinjve kosovarë ndaj të gjitha institucioneve politike, veçanërisht ndaj partive politike dhe qeverisë kombëtare. Po ashtu ekziston një skepticizëm i madh i organizatave të shoqërisë civile dhe medieve. Ka më shumë besim në institucionet fetare dhe organizatat ndërkombëtare si NATO dhe OSBE”.
“Vetëm 10% e të rinjve mendojnë që interesat e tyre përfaqësohen mirë në politikën kombëtare. Ka një rënie dramatike të interesimit të të rinjve në ngjarjet politike, vetëm 13% të interesuar”.
Në studim u tha se të rinjtë janë optimist për përmirësimin e mirëqenies të jetesës, por përkundër shqetësimeve të mëdha janë të brengosur për korrupsionin, varfërinë, padrejtësisë shoqërore, papunësinë në Kosovë etj, raporton EO.
Ajo tha se sa i përket teknologjisë dhe përdorimit të internetit, 96% e të rinjve kanë qasje të rregullt në internet, 85% e përdorin internetin për komunikim, 83% për rrjete sociale, 51% për të dëgjuar muzikë por shumë pak për të kërkuar vende pune.
“40% e të rinjve mendojnë se virgjëria është vlerë për dy gjinitë, 25-30% mendojnë se është vyrtyt vetëm për vajza”, thuhet në raport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City