LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shpend Ahmeti për vendimin që ndeshja Gjilani – Drita të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri, por edhe për lokalet rreth stadiumit

Reagon Shpend Ahmeti për vendimin që ndeshja Gjilani – Drita të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri, por edhe për lokalet rreth stadiumit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit që ndeshja kampionale ndërmjet Dritës dhe Gjilanit të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas tij, stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës, por dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet kampionale pa u konsultuar me ta.


Ahmeti shkruan se kanë mirëkuptim, por çdo gjë duhet të bëhet me ligj dhe në përputhje me interesin publik.

Reagimi i plotë i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës. Qe nga renovimi qeveria nuk e ka bërë pranimin teknik dhe si pasojë objekti i renovuar nuk është dorëzuar te Komuna.   

Objekti ka filluar të ketë probleme ende pa u bërë pranimi. Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës nuk kemi deklaruar asgjë në lidhje me këtë. Por tani, dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet tjera kampionale si Drita – Gjilani pa u konsultuar fare me Komunën.

Stadiumi nuk është as i Qeverisë e as i Federatës. I takon qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi nderin që aty të luajnë Kosova drejt kualifikimit për kampionat e Prishtina lojët kampionale, por askush nuk ka të drejtë as të ndajë lokale e as të vendos ndeshje të tjera.

Kërkojmë nga ministria që sa më parë ta dorëzoj stadiumin sipas marrëveshjes dhe po ashtu që çdo vendim për lokale e lojë të bëhet me bazë ligjore, sepse përndryshe jemi të detyruar ti lirojmë hapësirat me ligjet në fuqi.

Ne kemi mirëkuptim, por çdo gjë duhet të bëhet me ligj dhe në përputhje me interesin publik.

Ka qenë FFK-ja dhe klubi i Prishtinës që kanë marr zyra në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori