Mos zbatimi i të drejtave të pakicave në praktikë, mungesa e përkthyesve dhe mungesa e integrimit të pakicave në gjyqësor, janë problemet kryesore me të cilat po përballen komunitetet jo shumicë në Kosovë.
Kështu ka deklaruar sot shefja e Zyrës së BE-s në Kosovë, Natalyia Apostolova në tryezën e rrumbullakët “Mundësi të barabarta për komunitetet jo shumicë në gjyqësor”, ku ka thënë se hendeku gjuhësor po rrezikon gjyqësorin në Kosovë, pasi që shqiptarët dhe komunitetet jo shumicë nuk po mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit.
Përkundër arritjeve që Kosova ka shënuar me përparimin e të drejtave të njeriut, Apostolova tha se ekzistojnë disa probleme substanciale praktike sa i përket problemeve gjuhësore, të cilat duhet adresuar shpejtë.
Ajo tha se Kosova ka arritur përparim dhe konsolidim në të drejtat e njeriut. Shefja e Zyrës së BE-s në Kosovë shtoi se gjyqësori në Veri është një arritje tjetër, por theksoi se ende ka disa mungesa thelbësore.
“Ka mungesë serioze të përkthyesve dhe praktikuesve të profesionit që janë dygjuhësh. Ky është një problem i posaçëm pasi që gjenerata e vjetër ia lënë vendin të rinjve, të cilët nuk inkurajohen të mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit. Hendeku mes gjuhëve është duke u rritur dhe kjo e prekë shumë sistemin gjyqësor. Ky hendek gjuhësor, nëse nuk adresohet në mënyrë proaktive, Kosova rrezikon të bëhet monogjuhësore, duke përfshirë edhe sektorin e sundimit gjuhësor. Ky problem ka të bëjë me diskrepanca ndërmjet versioneve ën shqip dhe serbisht, të ligjeve të miratuara, edhe me variacione të vogla në kuptimin e nenit të njëjtë. Është e qartë, derisa në letër të drejtat e pakicave janë të mbrojtura mirë, kjo nuk përkthehet në realitet ende”, tha ajo.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se krijimi i mundësive të barabarta për komunitetet jo shumicë në gjyqësor janë thelbësore për një gjyqësor të mirë.
Ai foli edhe për qëllimin e tryezës së sotme, ku tha se synohet të zhvillohet edhe më tej ajo që është arritur deri më sot.
Sipas tij, është një nevojë e posaçme dhe obligim i qartë që komunitetet të mbeten të angazhuara në fushën e gjyqësorit.
“Zbatimi i sundimit të ligjit është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik çdo kund, e aq më shumë në Kosovë, e Funksionimi i gjyqësorit modern është shumë i lidhur me nxitjen e krijimit të një regjistri pozitiv në gjyqësor, dhe pastaj mundësitë e papenguara për komuniteteve janë kyçe në arritjen e qëllimeve të lartpërmendura. Ka përgjegjësi të lartë të autoriteteve qendrore dhe lokale në ndjekje të këtij qëllimi, por është edhe një nevojë e qartë që komunitetet jo shumicë të mbesin të angazhuara në teren në mënyrë konsistente dhe bashkëpunuese”, u shpreh ai.
Ndërsa për të arriturat e Kosovës në integrimin e komuniteteve jo shumicë në gjyqësor, foli ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai tha se ndryshe nga viti 2008 kur ka pasur gjykata jofunksionale në veri të Kosovës, viti 2017 shënon një epokë të re për sistemin e drejtësisë.
Tahiri përmendi disa nga të arriturat që sipas tij janë bërë në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë, teksa tha se pako e ligjit të gjyqësorit mundëson fleksibilitet të degëve të gjykatave edhe në komuna të vogla.
Komuniteti jo shumicë, sipas Tahirit, ka zënë një vend shumë të rëndësishëm në hartimin dhe në ndryshimin e agjendës së të drejtave.
“Fundi i vitit 2017 shënon vitin e integrimit të komunitetit serb në katër komunat në veri të Kosovës, në gjyqësorin e Republikës të Kosovës. Nga viti 2008 kur kemi pasur gjykata paralele në atë pjesë të Kosovës, viti 2017 shënon fillimin e një epoke të re me integrimin e katër këtyre gjykatave në këto katër qytete të Kosovës. Mendoj se kjo ka qenë një nga marrëveshjet më të rëndësishme që është arritur me Republikën e Serbisë në Bruksel, e cila po implementohet. Edhe pse ka pasur shumë sfida, shteti serb ka hequr dorë nga strukturat paralele të cilat i ka financuar pothuajse për 10 vite, që nga pas lufta. Gjyqtarët dhe prokurorët që punojnë në atë pjesë të Kosovës vijnë nga komuniteti serb dhe kanë krijuar një ambient më të mirë dhe më të pranueshëm për serbët që jetojnë në veri të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa Carole Blestel, zëvendësambasadore e Francës në Kosovë u shpreh se kjo është një temë shumë e rëndësishme për Kosovën.
Ajo tha se projekti synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit të binjakëzimit italo-francez: “Forcimi i Efiçiencës, Përgjegjshmërisë dhe Transparencës së Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundoi dita e dytë e debatit të Komisionit për Propozim-buxhetin për vitin 2025
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në qafat malore si Strazha, Mavrova, Pletvari dhe Gjavata
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët