LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë së familjes më të madhe të Australisë: Nëna e gjashtëmbëdhjetë fëmijëve tregon se si e organizon jetën e tyre – përmes një “orari javor” (Foto)

Brenda shtëpisë së familjes më të madhe të Australisë: Nëna e gjashtëmbëdhjetë fëmijëve tregon se si e organizon jetën e tyre – përmes një “orari javor” (Foto)

Të gjashtëmbëdhjetë fëmijët e Jeni Bonell tanimë kanë një listë gjigante të punëve që duhet të kryejnë ata, të vendosur në muret e kuzhinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo që filloi si vetëm disa shkarravitje në letër shumë vite më parë, është shndërruar në një orar të formalizuar, përmes së cilit, mamaja e tyre drejton familjen e saj.


Siç thuhet tutje, 50-vjeçarja krijoi sistemin kur kishte vetëm shtatë fëmijë në familje në mënyrë që ata të vepronin të organizuar.

Me babain Ray që punon me orar të plotë, 16 fëmijët e moshës nga pesë deri në 29 vjeç – përfshirë Jesse, Brooke, Claire, Natalie, Karl, Samuel, Cameron, Sabrina, Tim, Brandon, Eve, Nate, Rachel, Eric, Damian dhe Katelyn duhej të organizoheshin disi.

Dhe tani, mamaja e tyre, një amvise, nga Toowoomba në Queensland – Australi, ndërsa vetëm 13 fëmijë tani jetojnë në shtëpi pasi disa kanë lëvizur ose janë martuar, thotë se orari vazhdon të funksionojë.

“Ne ende kemi shumë njerëz në këtë familje, prandaj mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të mbash një rregull në kaos”, ka thënë Jeni. /Telegrafi/