LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Gjyqësia “Kacarska” dhe prokuroria “Ruskovska” është turp për drejtësinë

OBRM-PDUKM: Gjyqësia “Kacarska” dhe prokuroria “Ruskovska” është turp për drejtësinë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozita maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “gjykata që diktohet nga Zaev dhe Pendarovskit nuk ndan drejtësi, por padrejtësi. Gjyqësia ‘Kacarska’ dhe prokuroria ‘Ruskovska’ është turp për drejtësinë në Republikën e Maqedonisë”.

“Zaev ka prirje për gënjeshtra dhe krim, ndërsa me amnistinë e tretë gjykata vetëm sa vendos në pikëpyetje kredibilitetin dhe nuk i ndihmon, për shkak se kriminelët kanë tendencë t’i përsërisin veprat”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit për lirimin e Zoran Zaevit nga aktakuza për ryshfet, OBRM-PDUKM e cilëson se kjo gjykatë është nënshtruar ndaj trysnive.


“Një pjesë e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë është plotësisht e partizuar dhe punon me udhëzime të Zaevit dhe Pendarovskit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se gjyqësia po zbaton porositë politike të të vetmit politikan të amnistuar Zoran Zaev.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Maqedonisë i duhen gjykatës dhe prokurorë që do të punojnë në mënyrë të pavarur, profesionalisht dhe në interes të Kushtetutës dhe ligjeve.

“Zaev të vetmen gjë që bën pas ardhjes në pushtet është t’i shes interesat kombëtare dhe shtetërore. Me LSDM dhe Zaevin Maqedonia fundoset dhe kjo duhet të ndalet”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/