LAJMI I FUNDIT:

Qasje online në literaturë për studentët e pedagogët në Shqipëri

Qasje online në literaturë për studentët e pedagogët në Shqipëri

Studentët dhe pedagogët tashmë do të kenë mundësi të shfletojnë online artikuj shkencorë, mbi 193 mijë libra akademikë, mbi 50 mijë revista shkencore, mbi 200 milionë lajme shkencore si dhe 30 paketa për mësimin e gjuhëve të huaj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, prezantoi sot procedurën e aksesimit të studentëve dhe pedagogëve në bibliotekës online, ndërsa e vlerësoi si një investim i cili do të rrisë cilësinë e kërkimit shkencor në të gjitha universitetet e vendit.


Duke sjellë në vëmendje studimet e saj në Kanada dhe Gjermani, ministrja tha se dallimi mes të studiuarit jashtë vendit dhe në Shqipëri lidhet me standardet e kërkimeve shkencore si dhe ngarkesën mësimore praktike.

Sipas saj, çdo student mund të aksesojë shumë thjesht në bibliotekë përmes një llogarie unike dhe fjalëkalimi.

Studentët e pedagogët tanimë do të kenë mundësi të shfletojnë dhe shkarkojnë materiale shkencore online në gjuhë të huaj. /atsh/

Në trend Kultura

Më shumë
Lidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare

Lidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare

Kulture
Kadare, pse ky polarizim?

Kadare, pse ky polarizim?

Kulture
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Historia e filmit të animuar në Shqipëri

Historia e filmit të animuar në Shqipëri

Filmi
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Pelegrinazhi i madh bektashian: Abaz Aliu dhe Mali i Tomorrit

Pelegrinazhi i madh bektashian: Abaz Aliu dhe Mali i Tomorrit

Kulture
Kalo në kategori