Procesi i negociatave Kosovë – Serbi ka ngecur tash e disa muaj. Kjo pasi pala serbe ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës, ndërkohë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon të mos heqë dorë nga vendimi për tarifën. Prej datës 9 nëntor 2018 presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka zhvilluar asnjë takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Rrjedhimisht vlerësohet se ky proces nuk do të vazhdojë deri pas zgjedhjeve të BE-së, që pritet të mbahen në maj të këtij viti.
Ndonëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në vazhdimësi ka pohuar se viti 2019 do të përmbyllet me një marrëveshje finale me Serbinë, tash e pesë muaj nuk ka zhvilluar asnjë takim me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq për të diskutuar në kuadër të fazës përmbyllëse të dialogut. Përkundrazi, menjëherë pas rritjes së taksës ndaj produkteve serbe, nga 10 për qind sa ishte vendosur në fillim në 100 për qind, Serbia vendosi të mos ulet më në tavolinë me krerët kosovarë deri në heqjen e tarifës.
Ndërkohë, ani pse menjëherë pas këtij kushtëzimi bashkësia ndërkombëtare bëri presion të vazhdueshëm mbi palën kosovare për pezullimin e taksës, javët e fundit nuk është parë një presion i tillë.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se zbutja e presionit ka ardhur pasi që edhe vetë ndërkombëtarët tashmë e kanë parë që është e pamundur të ketë marrëveshje sivjet, shkruan Zëri.
Kjo pasi sipas tyre në maj të këtij viti do të mbahen zgjedhjet brenda BE-së, po ashtu ka mundësi që zgjedhje të ketë edhe brenda shtetit serb. Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës mbeten optimistë se zgjedhje gjatë 2019-s do të ketë edhe në Kosovë. Ndaj analistët vlerësojnë se takime mes dy palëve në Bruksel nuk do të ketë deri kah shtatori ose tetori i këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj