Kosovarja është një grua aktive dhe ambicioze që ka arritur të dëshmojë veten në një sektor të dominuar nga meshkujt si ai i përpunimit të drurit. Mjedisi ku ajo u rrit nuk ishte shumë mbështetës për vajzat ambicioze si ajo, por përkrahja e pashoq e prindërve të saj, e nxiti të shkonte përpara drejt suksesit. Ajo e konsideron dyqanin e familjes së saj si vendi ku vajza e re nga një fshat i Gjakovës zbuloi ambiciet e saj sipërmarrëse.
Sot, ajo është e martuar dhe nënë e tre djemve. Përgjegjësitë dhe kontributi i saj shtrihet përtej biznesit, dhe përgjegjësitë e saj rreth shtëpisë, i marrin edhe disa orë të tjera të ditës. Mbi të gjitha, Kosovarja gjen kohë edhe për veten dhe vazhdon të mësojë dhe të zgjerojë horizontet e saj. Qofshin kurse të gjuhës apo zhvillim profesional/trajnim, ajo vazhdimisht zgjeron njohuritë e saj.
Shpesh ndodh që në takime me partnerë dhe klientë, ata presin që të shfaqet shefi i saj mashkull, por njohuritë e saj të thellë mbi produktet dhe industrinë, përfshirë këtu edhe detajet teknike, e ka mundësuar atë të kapërcejë situata të tilla të pakëndshme pa probleme. Klientët hezitojnë vetëm fillimisht, tregon ajo, dhe ata shumë shpejt binden në integritetin e saj profesional.
Çelësi i suksesit në fjalët e saj është që, ‘kurrë të mos ndalemi të mësuari dhe të mos lejojmë që ambicia brenda nesh të vdesë’. Gjithsesi, ajo pohon se pa mbështetjen e familjes së saj, dhe bashkëshortit në veçanti, ajo kurrë nuk do të kishte qenë në gjendje të lulëzonte dhe të kontribuonte në biznesin që ata udhëheqin dhe rrisin bashkërisht.
Mesazhi i saj për vajzat e reja në Kosovë sot, është shumë i thjeshtë, “Ndiqni ëndrrat tuaja pa marrë parasysh se çfarë ju thonë! Mos hezitoni para sfidave që jeta do t’ju servojë, si në rrafshin personal ashtu edhe atë profesional. Duhet të shikoni përpara dhe të besoni, por mbi të gjitha ju duhet të qëndroni të besnike ndaj vetes, ëndrrave tuaja dhe jeta do të keni një jetë shumë të mire. Vazhdoni mësimin, pasi kjo është arma juaj”.
Për më shumë klikoni këtu
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit