LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Rahovecit mbështet ekipet sportive me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë eurove

Komuna e Rahovecit mbështet ekipet sportive me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë eurove

Kryetari i komunës, Smajl Latifi ka nënshkruar kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në fushën e sportit me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro

Sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në prani të drejtoreshës së Kulturës, Rini dhe Spor,t Bjondina Kleqka kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në fushën e sportit me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro, me përfaqësuesit të këtyre OJQ-ve.


Nënshkrimi i kontratave ka ardhur pas formimit të komisionit nga ana e kryetarit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Aplikacioneve për Ndarje të Subvencioneve.

I njëjti komision ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aplikacionet dhe dokumentacionin përkatës të dërguara nga OJQ-të bazuar në thirrjen publike të datës 08.02.2019, dhe sipas kritereve, Komisioni Vlerësues ka shpallur fitues për Subvencione për këto OJQ: KB Rahoveci 40 000 euro, KF Rahoveci 24 000 euro ,KF Xërxa 4 000 euro, KF Dejni 4 000 euro, KF Bashkimi 4 000 euro, Shkolla e futbollit Rahoveri 1 500 euro Klubi i shahut Rahoveci 1 500 euro, Shoqata e Pedagogëve të kulturës fizike 500 euro, Shoqata e peshkatarëve Amur 800 euro, Shkolla e futbollit Drenoci 800 euro dhe Auto Moto 900 euro.

Pa nënshkrimit të kontratave, kryetari Latifi i ka uruar për sukseset e tyre në disiplinat ku garojnë duke u thënë po ashtu se dëshira jonë është që t’ju mbështesim edhe me më shumë më mjete financiare, por kjo është mundësia buxhetore e buxhetit të komunës së Rahovecit.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori