LAJMI I FUNDIT:

Coutinho ua thotë shokëve: Kam nevojë të largohem nga Barcelona

Coutinho ua thotë shokëve: Kam nevojë të largohem nga Barcelona
Philippe Coutinho (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ylli brazilian, Philippe Coutinho është gati të largohet nga Barcelona në fund të sezonit aktual.

Sipas gazetës spanjolle Sport, mesfushori i ka treguar shokëve të tij të Brazilit javën e kaluar se ai mendon se do të ishte vendimi i duhur për t’u larguar këtë verë.

Një burim thotë se Coutinho u tregoi shokëve të tij të afërt që i ka te skuadra kombëtare e Brazilit.


“Mendoj të largohem nga Barça, e di që është një vendim i vështirë për të bërë, nuk është e lehtë”.

“Por ndoshta është më e mira për karrierën time”, thuhet t’i ketë thënë Coutinho shokëve.

Në Angli raportohet se agjentët e Coutinhos e kanë ofruar tashmë atë te Manchester Unitedit, Arsenali dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/