Mbetet e pasigurt sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike në Maqedoni
Mbetet e pasigurt sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike. Pushteti dhe opozita edhe pas takimit të djeshëm në Ministrinë e Drejtësisë nuk arritën marrëveshje.
Edhe më tej mbeten dallime kyçe rreth statusit të Prokurorisë Speciale Publike dhe nevoja e audio materialeve, por siç paralajmëruan pjesëmarrësit pas takimit të djeshëm, ekziston disponim për vazhdimin e bisedimeve.
“Dallimet mbesin. Dallime kyçe janë në statusin e PSP-së dhe në përdorimin e audio materialeve. U dakorduam të kryhen konsultime në pjesën e asaj ku do të mund të ketë lëvizje që të gjejmë hapësirë për sjellje të përbashkët të ligjit. Kështu që sot nuk ka ndonjë avancim të veçantë me të cilin mund të lavdërohemi”, deklaroi dje ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.
Edhe nga OBRM-PDUKM-ja konfirmuan se ekziston disponim për vazhdimin e bisedimeve.
“Mbeten serioze dallimet në interpretimin e përmbajtjes së tërë Propozim ligjit për prokurori, por, gjithashtu u konfirmua se ekziston disponim për mbajtjen e konsultimeve të mëtutjeshme me qëllim që të investojmë përpjekje të përbashkëta për të arritur deri në avancimin e caktuar dhe zgjidhjen e mundshme të përbashkët”, deklaroi dje Antonio Milloshoski, i cili ishte pjesë e grupit i cili mori pjesë në takimin në Ministrinë e Drejtësisë.
Edhe dy partitë opozitare shqiptare – Aleanca për Shqiptarët dhe BESA dje dolën me mbështetje për mbijetesën e PSP-së si organ i veçantë në kuadër të Prokurorisë Publike.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela deklaroi se PSP-ja duhet të vazhdojë me punë siç është formuar edhe për synimet për të cilat është formuar.
“Jemi të gatshëm t’i japim mbështetje këtij propozimi. Normalisht në ligjin e njëjtë duhet të intervenohet në pikëpamje të asaj se lëndët për të cilat PSP-ja vlerëson se nuk janë në kompetencë të tyre nuk duhet të qëndrojnë në sirtarë, por të njëjtat t’i procesuojnë në Prokurorinë Publike për çdo lloj krimi dhe korrupsioni të jetë konsekuent deri në fund i ndjekur dhe të mos ketë dënime për të njëjtat”, thotë Sela.
Ministrja e Drejtësisë shpreson se ligji do të sillet para zgjedhjeve. Ajo dje deklaroi se po bisedohet me të gjitha grupet e punës dhe se punojnë në sigurimin e shumicës prej 80 deputetë.
Porosi se nga është shumë me rëndësi që PSP-ja të vazhdojë me punë dje arriti edhe nga euroambasadori Samuel Zhbogar, i cili në një deklaratë me shkrim theksoi se BE-ja i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike.
Ligji për prokurori publike duhet të sillet me shumicë prej dy të tretave në Kuvend. Ky është edhe një prej kushteve për hapjen e negociatave me BE-në në muajin qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj