Deputeti i VV-së, Liburn Aliu shprehu kritika të ashpra ndaj projektligjit për mbylljen lojërave të fatit, duke thënë nëse nuk votohet amendamenti i kësaj partie, të njëjtat lojëra të fatit do të jenë në kuadër të Lotarisë së Kosovë.
Ai këto komente i bëri gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme ku po diskutohet për projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit dhe kazinove për dhjetë vjet me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, pas dy rasteve tragjike që ndodhën kohëve të fundit në vendin tonë.
“Këtu do të kemi disa lloje të veprimtarive, të cilat do të lejohen si veprimtari, si aktivitete të lojërave të fatit, por këto do të bëhen në kuadër të Lotarisë së Kosovës. Po ashtu tash, nëse Lotaria e Kosovës paska të drejtë të hapë bastore dhe tombola në lokale të mbyllura, në këtë statut ia lejon vetes të ketë bashkëpunim me operatorë privatë. Këto të njëjta aktivitetet që i kemi sot e po themi se do t’i mbyllim me këtë ligj, nuk kemi me i mbyll. Prapëseprapë do të ketë bastore, të cilat do të jenë nënkontraktues të Lotarisë së Kosovës. Prandaj nëse dëshirojmë t’i mbyllim, mos të bëjmë lojëra, o po i mbyllim ose s’po i mbyllim me këtë ligj nuk mbyllen lojërat e fatit”, paralajmëroi deputeti Aliu.
Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza u shpreh se është në autoritetin e Kuvendit të vendosë për Lotarinë e Kosovës, derisa kërkoi të gjenden modalitete se nëse dikush dëmtohet të mos i jepet dikujt tjetër mundësia për të përfituar prej saj.
“Nëse Kuvendi vlerëson se ligji duhet të shfuqizohet në tërësi, atëherë është në autoritetin e Kuvendit që ligji të shfuqizohet në tërësi. Nëse ka vullnet pastaj të institucioneve dhe gjithë të tjerëve që Lotaria e Kosovës të organizohet me një ligj të veçantë që e precizon fushë veprimtarinë e tij është prapë në autoritetin e Kuvendit…Nëse dikush dëmtohet mos t’i jepet mundësia dikujt tjetër që të përfitojë”, tha ministri Hamza.
Për dallim nga deklarata e tij në fillim, shefi i Grupit Parlamentar të Nisma, Bilall Sherifi ndryshoi qëndrim, sipas tij, për shkak të mos dijes mbi Lotarinë e Kosovës, duke thënë se tash në emër të partisë së tij do të ndryshojë qëndrim, pasi me këtë ligj po shkohet drejt monopolit.
“Nga ky moment ndryshon pozicioni dhe në emër të Nisma ndryshon pozicioni, nuk mundemi të mbështesim këtë ligj në këtë formë qysh është, sepse vërtet po hyjmë në drejtim të krijimit të monopolit. Pra, unë në injorancën time duke menduar që ajo Lotaria e Kosovës është vetëm aty në televizion duke u mbushur kryqet, por tash ndryshon hesapi”, tha deputeti Sherifi./KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë