Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se ka dyshime që mallrat serbe po kontrabandohen nga Maqedonia por edhe nga Shqipëria në Kosovë.
Rukiqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se edhe Vuçiqi ka thënë se Serbia do të gjej metoda alternative për të mos humbur tregun e Kosovës në kohën që taksa është në fuqi.
“Po shohim shenja, përderisa asgjë nuk ka zyrtare. Ka dy mënyra që po futen mallrat serbe, dhe të dyja janë me letra. Mënyra e parë. Po merret lënda e parë në Serbi, përpunohet në Maqedoni dhe eksportohet në Kosovë si produkt i Maqedonisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se është edhe një mënyrë tjetër por ajo është në mënyrë jo të rregullt.
“Në dy javët e fundit ka filluar të vërehet se kamionat e Serbisë kalojnë tranzit nga Kosova në Shqipëri, i ndërrojnë letrat dhe tani hyjnë në Kosovë si rieksport. Vetëm ndërrimi i letrave, pa përfitim të rregullt të origjinës është një formë e kontrabandës”.
“Duhet të shohim lëvizjet nga Shqipëria. Po shohim një rritje drastike të eksportit nga Shqipëria në Kosovë. Duhet të shohim nëse këtu ka ndonjë produkt që nuk ka hyrë më parë nga Shqipëria që nuk është transportuar kurrë në Kosovë”, tha ndër të tjera Berat Rukiqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'