Një vjedhje ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Dremjak të Ferizajt. Ngjarja ndodhi teksa familjarët ishin aty.
Thonë se persona të panjohur u vodhën rreth 70 mijë euro. Ndërkaq, policia nuk ka ende të dyshuar për këtë rast.
Dhoma ku ishin tri arka me 44 mijë euro, 2500 franga si dhe 20 mijë euro vlerë e arit është e paprekur pas vjedhjes.
Të martën në mbrëmje familja Muhaxheri nga fshati Dremjak i Ferizajt, ishte cak i një plaçkitjeje nga disa persona.
Hekuran Muhaxheri tregon se si ndodhi ngjarja, derisa të gjithë ishin në shtëpi.
“Mbrëmë rreth orës 7:30, derisa po hanim darkë me familje kanë ardhur hajnat dhe e kanë hapur dritaren dhe e kanë kryer vjedhjen”, tha për RTV Dukagjinin, Hekuran Muhaxheri.
Por, hajdutët nuk kaluan pa u vërejtur nga disa anëtarë të kësaj familjeje.
“Njëri persona ka pasur dy kaça në dorë, tjetri vetëm një kac. Kanë dalë në rrugë dhe janë takuar me djalin e mixhës. E kanë kërcënuar me allti duke e urdhëruar t’ua lëshoj rrugën. Ai ua ka lëshuar rrugën dhe ata kanë hipur në një veturë që i ka pritur”, tregon Hekuran Muhaxheri.
Dy personat që kryen këtë vjedhje të rëndë, janë kapur nga disa kamera të sigurisë, ani pse ata provuan që t’i zhdukin të gjitha dëshmitë, duke e dëmtuar njërën prej kamerave e cila paraqet rrugën në tërësi.
Rruga që ndoqën plaçkitësit nuk ishte e shkurtër dhe sipas fshatarëve nuk frekuentohet nga personat e panjohur.
Policia e Ferizajt ka arrestuar disa persona por ende nuk dihen nëse ata kanë të bëjnë me vjedhjen e kryer në shtëpinë e familjes Muhaxheri.
“Për momentin jemi duke i vazhduar hetimet në disa pista. Aktualisht nuk ka diçka konkrete, pavarësisht se janë shoqëruar në stacion disa persona të cilët më pas janë liruar”, tha Agim Gashi
Familja Muhaxheri ishte duke e ndërtuar një restaurant në fshatin e tyre, por nuk ka ndonjë dyshim se nga kush mund të jetë kryer vjedhja. Megjithatë ata i kanë dhënë policisë të gjitha filmimet e kamerave të sigurisë.
Ndërkaq një vjedhje tjetër ka ndodhur në Suharekë ku persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para, stoli ari si dhe një pistoletë, konfirmon policia./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit