Avokati i Popullit prezanton raportin vjetor: Ankesa të shumta për punësime partiake dhe punën e gjyqësorit
Avokati i Popullit vitin e kaluar ka pasur mjaft punë, duke pasur parasysh numrin e ankesave që janë dorëzuar nga qytetarët – 4500 ankesa.
Qytetarët më shumë janë ankuar për punën e pushtetit gjyqësor, punësimeve partiake, gjegjësisht kurdisjen e konkurse,ve kushteve joadekuate në burgje dhe shtëpitë e fëmijëve pa prindër, si dhe veprimin joligjor të organeve policore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në vitin 2018, janë dorëzuar 947 ankesa për punën e gjykatave dhe ky numër është dyfish më i madh nga viti paraprak.
“Tejzgjatja e procedurave, është problem bazë për të cilin kërkohet mbrojtje, ndërsa i madh është edhe numri i ankesave të qytetarët që shprehin pakënaqësi për vendimet gjyqësore, për të cilat mendojnë se janë sjellur në mënyrë të njëanshme, selektive dhe nën presion nga politika”, tha zv.Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska, gjatë prezantimit të raportit vjetor për punën e këtij institucioni.
Për 60 përqind është rritur edhe numri i ankesave për shkelje të të drejtave të marrëdhënies së punës. Qytetarët janë ankuar për konkurse partiake, vendosjen e orarit joadekuat në vendin e punës, për shkak të përkatësive politike, si dhe mosvazhdim të kontratave për punë.
Bajramovska tha se shkelje të së drejtës ka edhe në fushën sociale, mbrojtjen e fëmijëve, të drejtat pronësore dhe të konsumatorëve.
Ndryshe, institucioni i Avokatit të Popullit raportin e ka dorëzuar në Kuvend dhe ka kërkuar të shqyrtohen lëshimet e evidentuara, si dhe të gjenden mjete efikase për zgjidhjen e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët