LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i kombëtares daneze tregoi se si i motivoi lojtarët për një rikthim sensacional kundër Zvicrës

Trajneri i kombëtares daneze tregoi se si i motivoi lojtarët për një rikthim sensacional kundër Zvicrës

Një ndeshje për t’iu mbajtur në mendje është zhvilluar gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin zviceran të Baseslit.

Zvicra dhe Danimarka kanë barazuar 3:3 në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.


Zvicra kishte epërsi prej tre golave nëntë minuta para përfundimit të takimit, i cili në fund përfundoi 3:3 në saje të golave të Joergensen, Gytkjær dhe Dalsgaard.

Pas ndeshjes, Age Hareide tha se rikthimi i rezultatit nuk ishte fat, por që angazhimi i madh i lojtarëve.

“Duket se goli i parë i dha ekipit besimin dhe energji. Disa thonë se kjo ishte fat, por unë nuk mendoj kështu. Kjo është një arritje shumë e madhe kundër një ekip të tillë të fortë. Kjo thotë shumë për karakterin tonë”, tha Hareide.

“Karakteri i ekipit tim po ndërtohet ndër vite. Ne kemi luajtur me pothuajse të njëjtën ekipin kundër kroatëve në Kupën e Botës. Besimi në këtë ekip u krijua në Danimarkë. Ne refuzojë të humbim dhe kemi thënë gjatë pushimit mes pjesëve se me ja q… nënën nuk do të humbin sonte”, tha ai.

Granit Xhaka me një goditje të fuqishme shënon super gol në portën e Kasper Schmeichel
Lexo po ashtu Granit Xhaka me një goditje të fuqishme shënon super gol në portën e Kasper Schmeichel

Kujtojmë se danezët edhe kundër Kosovës arritën të barazonin rezultatin vetëm në kohën shtesë, e cila gjë kishte shkaktuar kritika në drejtim të kombëtares daneze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori