LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik merr kontrollin e Brexit

Parlamenti britanik merr kontrollin e Brexit

Ligjvënësit britanikë votuan për të marrë përsipër kontrollin e procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian apo Brexit.

Një gjë e tillë u jep atyre fuqinë për të mbajtur një seri votimesh, për të zhbllokuar procesin.


Ligjvënësit votuan me 329 vota për dhe 302 kundër për të marrë kontrollin nga qeveria.

Një seri e votimeve do të mbahet më 27 mars për të gjetur një alternativë për marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, e cila është refuzuar dy herë nga Parlamenti.

Alternativat përfshijnë: Brexit pa marrëveshje, Brexit “i butë”, anulim të Brexit-it ose referendum të dytë.

Qeveria e Mayt premtoi se do të “angazhohet në mënyrë konstruktive” ndaj procesit, por nuk u zotua se do të miratojë çfarëdo që vendosin ligjvënësit.

Bashkimi Evropian i ka dhënë Mayt kohë deri më 12 prill, për të siguruar mbështetjen e ligjvënësve britanikë për marrëveshjen që ajo ka arritur me BE-në për Brexit-in, ose për të gjetur alternativa të tjera të zbatueshme. Në atë rast, Britania do të largohej nga blloku më 22 maj. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori