LAJMI I FUNDIT:

Inovacioni dhe ndërmarrësia mund ta rrisin punësimin dhe zhvillimit ekonomik

Inovacioni dhe ndërmarrësia mund ta rrisin punësimin dhe zhvillimit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në të cilin u prezantua puna e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë si dhe ku u diskutuan hapat e mëtutjeshëm për zhvillim të kësaj fushe.

Haradinaj tha se nuk ka njeri në glob, që nuk është i ekspozuar domosdoshmërish të ecë me ato që ndodhin në jetën e njerëzimit, me pak fjalë, me atë që konsiderohet një revolucion digjital dhe në këtë drejtim edhe Kosova është pjesë e kësaj lëvizjeje.

“Jemi para një presioni të madh, si kohor, si të kërkesave praktike të mënyrës së jetesës, të bërit ekonomi, të veprimit të vlerës së re, pra një revolucion është duke ndodhur në botë dhe ne nuk bëjmë përjashtim, duhet të bëhemi të përgjegjshëm me këtë dhe të gjejmë perspektivën tonë”, tha kryeministri Haradinaj.


Sipas tij, populli i Kosovës është një prej vendeve që ka shtrirje shumë të gjerë të përdoruesve të internetit, si dhe fakti tjetër, që mbi 70 për qind e prodhimit ose veprimtarisë në teknologji informative biznesore është për eksport, flet shumë.

“Ne kemi plot sfida sa i përket zhvillimit ekonomik. Arsimi dual është sfidë, trajnimi, kualifikimi i mëtejmë për këto trende globale të të bërit biznes, po ashtu është sfidë dhe jam i interesuar si Qeveri, pas parasysh faktin që kemi ministrinë e Inovacionit, kemi fondin, që t’iu qëndrojmë afër të gjithë atyre që janë ekzistues në të bërit biznes në teknologji ose digjital ekonomi dhe atyre që janë kandidatë potencialë në të ardhmen”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se si ministi kanë pasur bashkëpunim me institucionet vendore si dhe një bashkëpunim të shkëlqyer me GIZ-in gjerman.

“Kemi hartuar Strategjinë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi. I kemi hapur rrugë Ligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi duke e dërguar në Kuvend. Me përkrahjen e jashtëzakonshme të Kryeministrit Haradinaj, kemi kryer shumë punë në këtë fushë, dhe po vazhdojmë të bëjmë punë të mëdha. Ministria e Inovacionit këtë vit ka fondin prej 12 milionë euro, dhe presim që ky fond të rritet falë përkrahjes së partnerëve tanë strategjik. Pritet së shpejti të realizohet projekti në vlerë prej 8 milionë eurove nga Banka Botërore”, tha ministri Beqaj.

Ai ka propozuar që të ndryshohet emri i Këshillit nga Këshilli për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në Koalicionin Digjital.

Kryeministri Haradinaj në këtë takim tha se Kosova duhet të shndërrohet në një komb ekonomik dhe digjital dhe se përkrahja e rreth 160 bizneseve fillestare dhe investimi në Parkun Inovativ dhe Trajnues, janë dy veprime konkrete, të agjendës ekonomike që ka Qeveria dhe në këtë drejtim, do të ofrohet mbështetja e nevojshme për nismat e kësaj natyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori