LAJMI I FUNDIT:

Shkurti ‘i mbarë’ i eksporteve të Shqipërisë në Kosovë

Shkurti ‘i mbarë’ i eksporteve të Shqipërisë në Kosovë

Muaji shkurt i këtij viti ka qenë një muaj ku Shqipëria ka njohur një rritje të konsiderueshme të eksporteve drejt Kosovës.

Referuar të dhënave të tregtisë së Jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se muajin shkurt 2019 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë 1 miliardë e 961 milion lekë. Krahasuar me shkurtin e vitit 2018, rritja e së njëjtës periudhë të këtij viti është me 744 milionë lekë më shumë.

Nëse analizojmë grupmallrat, rezulton se ndikimin më të madh në këtë rritje të eksporteve e kanë pasur grupet “ushqime, pije dhe duhan”, “minerale, lëndë djegëse e energji elektrike” dhe “produkte kimike e plastike”. /Scan/Telegrafi/