LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të gjykuarve për ngjarjet e “27 prillit” dorëzojnë ankesë deri tek Komiteti i Helsinkit

Familjarët e të gjykuarve për ngjarjet e “27 prillit” dorëzojnë ankesë deri tek Komiteti i Helsinkit

Familjarët e pesë të punësuarve në MPB, Abdylfetah Alimi, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov dhe Oliver Popovski të dënuar për ngjarjet e “27 prillit”, me dënime të larta me burg, sot kanë paraqitur ankesë deri tek Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Familjarët kanë reaguar se gjykatësja Dobrilla Kacarska, pas shpalljes së aktgjykimit, të gjykuarve u ka caktuar masën e paraburgimit, pa përmendur garancinë e dhënë në para nga të akuzuarit, mbi bazën e të cilave ata po e mbronin veten në liri.

“Me vendimin e gjyqtares Kacarska ajo i ka shfuqizuar të dy masat për kujdes, gjegjësisht paraqitje të detyrueshme në gjykatë dhe kthimin e pasaportave, por asgjë nuk përmendet për garancinë e dhëna. Pra kështu, të dënuarit me garancitë e konfirmuara nga Gjykata e Apelit tani janë përsëri në paraburgim”, reagojnë familjarët.


Sipas vendimit të shkallës së parë mbi inkursionin e dhunshëm në Kuvend, Llazarovi, Goshevski-Levi dhe Peshev u dënuan me 15 vjet burg, Popovski mori 13 vjet burg dhe Alimi u dënua me shtatë vjet burg./Telegrafi/