LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtje të çelikta dhe sulme efikase: Statistikat në dobi të kujt flasin, Kosova përballë Danimarkës

Mbrojtje të çelikta dhe sulme efikase: Statistikat në dobi të kujt flasin, Kosova përballë Danimarkës

Kosova sonte do të jetë nikoqire e kombëtares daneze në kuadër të një ndeshje miqësore.

Dardanët si kurrë më parë do të ndeshen me një prej skuadrave më të forta në botë, gjegjësisht me kombëtaren e dhjetë në botë sipas renditjes së fundit në FIFA.

Por, bazuar në statistikat e mëposhtme rezulton se do të jetë një ndeshje mjaft e fortë në fazën mbrojtëse, por edhe me talent në mesfushë dhe golashënues të fortë.


Të pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit dhe mesatarisht me dy gola të shënuara për ndeshje, Kosova në dhjetë ndeshjet e fundit ka shënuar tetë fitore dhe dy barazime.

Përfaqësuesja e Kosovës

Pasi fituan vetëm një pikë dhe u renditët në fundit në kualifikimit e fundit të Kupës së Botës 2018, Kosova po i merr seriozisht përgatitjet për kualifikuesit e tyre të Euro 2020, pasi Danimarka renditet e dhjeta në botë.

Kundërshtari më i fortë në renditjen e FIFA-s që u përballën “Dardanët” ishin Shqipëria (61), duke e bërë këtë një test të vërtetë.

Mediat e huaja: Edhe pse me pak gjasa, Kosova do të jetë befasia e kualifikimeve të Euro 2020
Lexo po ashtu Mediat e huaja: Edhe pse me pak gjasa, Kosova do të jetë befasia e kualifikimeve të Euro 2020

Ndërkohë, Danimarka është hera e parë që luan kundër një skuadre si Kosova ( renditje e 130) që nga koha kur luajtën me Jordanin (97) dhe pësuan humbje me rezultat 3:2.

Danezët në dhjetë prej 14 ndeshjeve të fundit nuk kanë pësuar gol, gjë që tregon për stabilitet në fazën mbrojtëse. Por, gjërat nuk janë aq rozë për danezët kur luajnë si mysafirë, pasi ata kanë fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit të luajtur jashtë Danimarkës (F2, B4, H2).

Kombëtarja e Danimarkës

Lojtarët për t’u vëzhguar te Kosova është Arbër Zeneli, i cili është edhe golashënuesi më i mirë me gjashtë gola në 15 ndeshje, ndërsa te skandinavët është padyshim, Christian Eriksen, i cili deri më tani ka realizuar 25 gola në 85 paraqitje me kombëtaren.

Sa i përket statistikave të sulmit, të dyja skuadrat kanë shënuar më shumë gola në pjesën e dytë, e cila gjë e bën të jetë një përballje e fortë në fazën sulmuese dhe kujdesur të shtuar në mbrojtje.

Shtatëdhjetë për qind e golave në dhjetë ndeshjet e fundit të Kosovës kanë ardhur në pjesën e dytë. Ndërkohë, tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit danezët kanë shënuar dy gola ose më pak në 45 minutshin e dytë.

Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka

Ndryshe, ndeshja mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në stadiumin prishtinas, Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori