LAJMI I FUNDIT:

Mediat e huaja: Edhe pse me pak gjasa, Kosova do të jetë befasia e kualifikimeve të Euro 2020

Mediat e huaja: Edhe pse me pak gjasa, Kosova do të jetë befasia e kualifikimeve të Euro 2020

Fushata kualifikuese për Kampionatin Europian 2020 fillon gjatë ditës së sotme, mediat e huaja kanë analizuar disa prej ekipeve dhe kanë këshilluar lexuesit e tyre që të ndjekin disa prej kombëtareve.

Një prej tyre është edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila pritet që të bëjë befasi të mëdha në kuadër të Grupit A.


Reuters veçon pesë ngjarjet kryesore për kualifikueset Euro 2020: A mundet që Kosova të vazhdojë serinë pa humbje
Lexo po ashtu Reuters veçon pesë ngjarjet kryesore për kualifikueset Euro 2020: A mundet që Kosova të vazhdojë serinë pa humbje

Kosova kampanjën për kualifikim në kampionatin evropian e fillon kundër Bullgarisë gjersa në grup është edhe Anglia, Mali i Zi dhe Republika Çeke.

Sipas whoscored, skuadra më e talentuar që mund të haset në letër është ajo e Kosovës, të cilët kanë një numër lojtarësh të mirë dhe që luajnë në klube evropiane.

Tifozët e futbollit anglez njohin emrat e Bersant Celina dhe Atdhe Nuhiu, të cilat kanë dëshmuar se kanë cilësi të mira. Arber Zeneli (Reims), Valon Berisha (Lazio) dhe Milot Rashica (Werder Bremen) janë yjet që me siguri do t’i shkaktojnë probleme për kundërshtarët e tyre.

Pavarësisht se të besuarit e trajnerit Bernard Challandes – të cilët u pranuan si anëtar i UEFA në vitin 2016 – janë favoritët për të përfunduar të fundit e grupit në Ligën e Kombeve, kanë shënuar katër fitore dhe dy barazime.

Tetë futbollistët që karrierën e kanë nisur në klubet e Kosovës e sot janë pjesë e Përfaqësueses A
Lexo po ashtu Tetë futbollistët që karrierën e kanë nisur në klubet e Kosovës e sot janë pjesë e Përfaqësueses A

Gjithashtu vlen të theksohet se kanë pasur bilanc prej 15 golave të shënuara dhe kanë pranuar vetëm dy gjersa në fazën e “play-off” do të përballen me Maqedoninë.

Ndryshe, Kosova gjatë ditës së sotme do të luajë një ndeshje miqësore me Danimarkën në kuadër të një miqësore në stadiumin prishtinas “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori