Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Inovacion (ICK), Uranik Begu, në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahun ka folur për rëndësinë e projekteve në fushën e teknologjisë informative, fokusin që do të ketë kjo qendër në vitin 2019, për bizneset fillestare, si dhe për rëndësinë që duhet të ketë Kosova në këto fusha.
Gjithashtu, Begu ka thënë se duhet një përkushtim më i madh institucional, qoftë nga niveli lokal e ai qendror, në mënyrë që të krijohet legjislacioni i duhur.
Sipas tij, viti 2019 do të jetë viti prej atyre më të mëdhenjve që nga themelimi i ICK-së.
“Është një kërkesë në rritje dhe është një prej pikave që duhet adresuar jo vetëm si ICK, më shumë si komunitet dhe vend, ndërsa në anën tjetër, hapësira është njëra prej parakushteve për t’u zhvilluar. Përveç partneriteteve që kemi për fuqizimin e ndërmarrësisë, ne në vitin 2019 kemi lidhur partneritete që ju japin mundësi këtyre start up-ve të reja për t’u zhvilluar”, ka deklaruar Begu.
Ai ka thënë se në fokus janë tri fusha kryesore për zhvillimin e ndërmarrësisë.
“E para është krijimi i një ambienti më të mirë për biznesin start-up dhe ndërmarrësinë në vend, duke pasur fokus ofrimin e shërbimeve, si konsulentë me trajnime. Pjesa e dytë është ofrimi i hapësirave fizike, për shembull, kemi nevojë për më shumë hapësira për një marketspace më të madh që zhvillohen prototipe të ndryshme, hapësira coworking dhe pjesa e tretë është qasja në financa që mbetet një prej sfidave kryesore për biznesin start-up”, ka thënë ai.
Begu propozon që të krijohet një fond investiv për përkrahjen e bizneseve të reja.
“Skema e granteve në misionin tonë mbetet një prej formave ndoshta më të thjeshta dhe më kreative, por jo me ndikim. Jemi duke diskutuar për rolin e atyre që quhen Business Angels, të cilët kanë interes për të investuar, mirëpo nuk e kanë pasur ndërlidhjen me biznesin. Në anën tjetër jemi duke diskutuar për një fond zhvillimor, i cili do të ketë interes jo vetëm për të ndarë një grant, por edhe për ta përcjellë biznesin deri në zhvillim”, ka potencuar Begu.
Në intervistë, ai ka folur edhe për rolin e diasporës në fushën e teknologjisë informative, për strategjinë nacionale për inovacion, si dhe për bashkëpunimet rajonale të në këtë fushë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'