LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Vendeve anëtare të BE-së ju dhamë argumente të fuqishme të marrin vendim për hapjen e bisedimeve në qershor

Zaev: Vendeve anëtare të BE-së ju dhamë argumente të fuqishme të marrin vendim për hapjen e bisedimeve në qershor

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot kryesonte me mbledhjen e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, trup që për momentin paraqet trupin më të lartë për mbajtjen e marrëdhënieve formale mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas mbledhjes, kryeministri Zaev mbajti konferencë të përbashkët me nënkryetaren e KE-së dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherni dhe me komisarin për Zgjerim, Johahnes Hahn, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se është konstatuar dhe përshëndetur përparimi i vazhdueshëm ndaj të gjitha reformave kyçe dhe është përshëndetur në mënyrë të veçantë plani për përparimin e marrëdhënieve me fqinjët, siç janë marrëveshja me Bullgarinë dhe me Greqinë.


‘Republika e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë paralele me përkushtimin e zgjidhjes së kontesteve bilaterale, në vazhdimësi i zbatonte proceset reformuese në vend. Posaçërisht vëmendje vendosëm te reformat në fushat kyçe në gjyqësi, reforma te shërbimet e sigurisë dhe sekrete, lufta kundër korrupsionit dhe reforma e administratës publike”, tha Zaev duke shtuar se hapja e bisedimeve mbetet qëllim primar i vendit dhe se Maqedonia e Veriut ka dhënë argumente të fuqishme vendeve anëtare të BE-së të marrin vendim për hapjen e bisedimeve në qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori