Çdo bllokadë apo çdo krizë politike në vend, manifestohet edhe me rënie të atraktivitetit për investime e huaja direkte në Kosovë. Kështu vlerësojnë ekspertët dhe njohësit e çështjeve ekonomike. Ndërkohë, profesori i ekonomisë, Sejdi Rexhepi vlerëson se Kosova është një treg i vogël dhe nuk mund të priten investime të mëdha.
Faktori politik është një prej faktorëve determinant në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend. Situata e tanishme, po bënë që investitorët, të hezitojnë të investojnë në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi tha për Radio Kosovën, vlerëson se ka rënie të investimeve direke në vendit tonë. Sipas tij, një ndër shkaktarët për këtë rënie është edhe situata e tanishme politike në vend.
“Vendi në përgjithësi ka një ulje të atrkativitetit për investime. Në çdo situatë të krizave politike, paqartësive politike, apo bllokadave të caktuara, që shpesh herë po na karakterizojnë, shumë më herët në Parlament, dhe në disa raste edhe brenda qeveri. Dhe të gjitha këto po ndikojnë në tensionimin e situatës, dhe normal sa më shumë që rritet rreziku politik, aq më shumë bien investimet”, tha Rukuqi për Radio Kosovën.
Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se vendi ynë ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për tërheqje të investimeve edhe për një stabilitet më të madh politik, ashtu që të ketë arritje më të qëndrueshme.
“Ne kemi pas një destabilitet politik dhe kemi pas probleme të brendshme, dhe këto janë karakterizuar me normë të ulët të investimeve të huaja direkte. Kjo do të duhet të ishte argument kryesor që çdo politikan ta ketë parasysh”, thekson Zeka.
Profesori dhe njohësi i ekonomisë, Sejdi Rexhepi thotë për Radion Kosovën se Kosova nuk ofron ndonjë treg të madh për ata që duan të investojnë në Kosovë.
“Asnjëherë nuk mund të presim që do të kemi investime të mëdha sepse tregu i Kosovës nuk ofron një treg të gjerë, që ndonjë investitor i madh të mund të investoje në të . Investitorit potencial tani në situatën e krijuar sigurisht që është dashur të shohin një mundësi për të depërtuar në tregun e Kosovës, i cili tash për tash është konsumues, dhe si i tillë do t’u mundësoi që të zgjerojnë tregun e tyre, qoftë përmes shitjes së mallrave të shërbimeve apo edhe përmes investimeve”, tha Rexhepi për Radio Kosovën.
Ndryshe, ekspertët vlerësojnë se viti 2018 ka qenë vit i keq për investime, me një vlerë të përgjithshme të investimeve prej 121.9 milionë euro. E që krahasuar me vitin paraprak kemi një rënie prej 43 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak