LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u këmbëngul: Orët e humbura nuk zëvendësohen pa marrë vendim gjykata (Video)

SBASHK-u këmbëngul: Orët e humbura nuk zëvendësohen pa marrë vendim gjykata (Video)

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se orët e humbura mësimore nuk do të zëvendësohen siç ka thënë Ministria e Arsimit, pa vendosur ndryshe gjykata.

Ymeri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë edhe në bazë të kontratave të punës që kanë që kanë nënshkruar secili mësimdhënës, parashikohet mbajtja e mësimit pesë ditë në javë.


“Në kontratë thuhet se ky orar mund të ndryshojë vetëm me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Po ashtu në kontratën e punës që kanë nënshkruar mësimdhënësit, mësimdhënësit obligohen të mbajnë vetëm 20 orë mësimore në javë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Menaxheri për financa në SBASHK ka thënë se masa ndaj mësimdhënësve nuk mund të merr askush pasi ata i janë përgjigjur ftesës së sindikatës së tyre.

“Ministria e Arsimit nuk ka qenë e gatshme ta zgjidhë problemin më herët dhe të mos humbin aq shumë orë. Nuk mundet askush me vendim të obligohet për zëvendësimin e orëve sepse ajo është çështje e vullnetit të mirë të arsimtarëve nëse duanë zëvendësim të orëve”.

“…Ministri këmbënguli se vendimi nuk do të tërhiqet, por edhe vendimi i SBASHK-ut mbetet në fuqi për mos zëvendësimin e orëve deri në një vendim të gjykatës”, tha ndër të tjera Ymer Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori