LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Vetëm Mickoski dhe OBRM-PDUKM e justifikojnë dhunën

LSDM: Vetëm Mickoski dhe OBRM-PDUKM e justifikojnë dhunën

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj deklaratës së partisë opozitare OBRM-PDUKM ku thonë se mbrojtja të akuzave do të thotë se Hristijan Mickoski e justifikon dhunën.

“Përveç mbrojtjes së fashizmit, OBRM-PDUKM dhe Mickoski sot përsëriten se janë në mbrojtje të dhunës së “27 prillit” në vend që t’i gjykojnë.


Nga atje thonë se 27 prilli është një nga datat më tragjike që nga pavarësia e vendi e deri më sot.

“Vetëm OBRM-PDUKM dhe Mickoski justifikojnë dhunën. Kjo do të thotë se mitra e Nikolla Gruevskit për dhunë, krimë dhe konflikt funksionon edhe sot nëpërmes Hristijan Mickoskit dhe udhëheqjes së OBRM-PDUKM-së”, akuzojnë nga LSDM.

18 vjet burg për Çavkovin, shtatë për Abdulfeta Alimin, të akuzuarit për 27 prillin shpallen fajtorë
Lexo po ashtu 18 vjet burg për Çavkovin, shtatë për Abdulfeta Alimin, të akuzuarit për 27 prillin shpallen fajtorë

Sot në Gjykatën Penale në Shkup është shqiptuar aktgjykimi për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/