LAJMI I FUNDIT:

Tahiraj flet pasi nuk u ftua nga Panucci: Prisja ftesën, por nuk demoralizohem

Tahiraj flet pasi nuk u ftua nga Panucci: Prisja ftesën, por nuk demoralizohem

Francesco Tahiraj është një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit.

22-vjeçari nga Vlora është duke kaluar një sezon të mirë, teksa në pjesën e parë luajti me Aluminij në Slloveni dhe në janar kaloi te Hajduk Spliti në Kroaci.

Në total Tahiraj ka luajtur 1884 minuta në të gjitha kompeticionet këtë sezon, ndërsa si sulmues krahu, ai ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 të tjerë me të dy ekipet.


Ai luan si sulmues i djathtë, pozicion natyral i tij, por në ekipet ku është aktivuar, ka luajtur herë pas here edhe si sulmues i majtë. Gjithsesi, talenti shqiptar i dalë nga Akademia e Juventusit, ishte një nga lojtarët që priste ftesë nga Christian Panucci për këto eliminatore.

Telesport ka biseduar me lojtarin, duke i marrë atij një prononcim në lidhje me listën e Christian Panuccit. Futbollisti është mirëkuptues për zgjedhjet e trajnerit, ndonëse tregon se ka mbetur disi i surprizuar.

“Besoj se asnjë nuk e priste një listë si kjo e trajnerit Panucci. Por ai është trajner dhe sigurisht zgjedhjet që ka bërë kanë gjithmonë motive që ndoshta ne nuk i dimë”-thotë fillimisht Tahiraj, ndërsa shton:

“Normal që prisja ftesë, por nuk ka vend për demoralizim ose për të mbajtur mëri. Duhet shumë punë ende”-thotë talenti 22-vjeçar.

Arsyet e mosgrumbullimit në kombëtare, Tahiraj i lidh vetëm me mungesën e eksperiencës në ekip kombëtar, ndërsa tregon se tani e tutje do vijojë të punojë më shumë.

“Arsyeja që nuk më ka grumbulluar mund të jetë fakti që kam më pak eksperiencë nga të gjithë të tjerët në rolin tim në kombëtare. Ata kanë qenë pjesë shumë herë në kombëtare”-shprehet Tahiraj, ndërsa vijon:

“Nuk jam aspak i demoralizuar, madje më i fokusuar dhe i uritur. Them se kombëtares nuk duhet t`i tregoj asgjë pasi ata më njohin, thjesht janë zgjedhjet e tyre nëse shkoj ose jo.

Momentalisht jam i fokusuar me Hajdukun ku po punoj për të arritur golin e parë”-tregon sulmuesi i Hajduk Splitit.

Në fund ai bën dhe një prognozë të asaj që pritet të ndodhë me dy ndeshjet e para eliminatore. “Nuk janë ndeshje të thjeshta për mendimin tim. Turqia ka individë të mirë dhe me traditë futbolli.

Edhe Andorra nuk do të jetë e lehtë pasi luajmë jashtë dhe ata do të përqendrohen në mbrojtje. I uroj djemtë që të arrijnë dy fitore”, përfundoi Francesco Tahiraj.

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori