LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme-Zona Industriale

Ministria e Infrastrukturës financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme-Zona Industriale

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi e Epërme – Zona Industriale.

Për këtë vit MI ka ndarë 130 mijë euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vitet në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400 mijë euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi.

Lekaj e Berisha biseduan edhe për disa projekte të përbashkëta që mund të realizohen me bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë.


Kryetari Berisha tha se iniciativa për mbështetje të projekteve lokale nga MI është veprimi më i duhur dhe më i qëlluar që shkon në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/