LAJMI I FUNDIT:

Klinaku tregon çfarë rreziku e pret Kosovën nëse nuk arrinë marrëveshje me Serbinë

Klinaku tregon çfarë rreziku e pret Kosovën nëse nuk arrinë marrëveshje me Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin për arritjen marrëveshjen historike me Serbinë.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, thotë se “tani SHBA-të, në funksion të strategjisë së tyre e kanë ndërruar taktikën. Edhe ndryshimin e kufijve e shohin si mundësi të zgjidhjes përfundimtare të problemit shqiptaro-serb, përkatësisht Kosovë-Serbi”.

“Nëse Kosova e lëshon këtë rast për një marrëveshje historike, kur edhe SHBA e edhe BE e Serbi kanë nevojë, rreziku është shumë i madh që SHBA-të, në përputhje me strategjinë e tyre të bëjnë hapa tjerë taktikë dhe Serbisë t’ia gjejnë “një derë” tjetër për në BE. Kështu Serbinë e bëjnë të pa interesuar për çfarëdo marrëveshje të re me shqiptarët e me Kosovën, ka shkruar Klinaku.


Postimi i plotë i Klinakut:

“Çfarë rreziku e pret Kosovën nëse nuk e shfrytëzon momentin historik

Është e padyshimtë se SHBA-të kanë pasur e kanë një rol vendimtar në raportet Kosovë-Serbi. Deri në vitin e kaluar (për dy dekada të plota) SHBA-të kanë ndjekur strategjinë e detyrimit të Serbisë për ta njohur Kosovën në kufijtë aktual, në mënyrë që Serbia të mund të inkuadrohet në BE e në NATO dhe të shkëputet nga ndikimi i Lindjes, përkatësisht Rusisë. Në këto dy dekada i janë bërë shumë lëshime Serbisë në kurriz të Kosovës (pa e dëmtuar krejtësisht pavarësinë, por në kurriz të sovranitetit dhe funksionalitetit), por që kanë rezultuar pa një sukses në drejtimin strategjik amerikan – njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Çdo lëshim (edhe pse ne na kanë kushtuar shumë) nuk ka bindur Sebinë dhe nuk ka dhënë rezultat!

Tani SHBA-të, në funksion të strategjisë së tyre e kanë ndërruar taktikën. Edhe ndryshimin e kufijve e shohin si mundësi të zgjidhjes përfundimtare të problemit shqiptaro-serb, përkatësisht Kosovë-Serbi.

Ky është një moment “unik historik”, siç thotë në Letrën e tij Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Nëse Kosova e lëshon këtë rast për një marrëveshje historike, kur edhe SHBA e edhe BE e Serbi kanë nevojë, rreziku është shumë i madh që SHBA-të, në përputhje me strategjinë e tyre të bëjnë hapa tjerë taktikë dhe Serbisë t’ia gjejnë “një derë” tjetër për në BE. Kështu Serbinë e bëjnë të pa interesuar për çfarëdo marrëveshje të re me shqiptarët e me Kosovën.

Në këtë mundësi (shumë të mundshme) të zhvillimit të situatës, Kosova do t’i kishte këto pasoja të rënda:

– Do të mbetej e bllokuar e jofunksionale me privilegjet e serbëve;

– Duke qenë serbët të manipuluar (e nuk pritet që të lirohen shpejt) Kosova do të varej shumë nga Serbia;

– Veriu i Kosovës do të vazhdonte të serbizohej;

– Kosova Lindore (Lugina) do të vazhdonte të zbrazej nga shqiptarët;

– Mundësia e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit do të ishte shumë e vogël për shkak të nacionalizmit e populizmit, që do të ushqehej vazhdimisht nga moszgjidhja e çështjes ndëretnike.

Ka momente historike në zhvillimet historike që edhe nëse ikin ato (pas dekadave) mund të kthehen, por ky rasti ynë, në zhvillimet aktuale nuk kthehet më (nuk është rasti për këtë analizë)!”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori