Dallimet në mes partnerëve të koalicionit qeverisës vetëm sa janë thelluar. E gjithë kjo po ndodh shkaku i vendimit për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, vendim ky ndaj të cilit kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron i palëkundur.
Mospajtime më të shpeshta rreth kësaj problematike ka pasur në mes PDK-së dhe AAK-së, ku disa nga zyrtarët e PDK-së duke përfshirë këtu edhe kryetarin e kësaj partie Kadri Veselin, kanë kërkuar që taksa të pezullohet, ndërkaq në anën tjetër në AAK i qëndrojnë mbrapa vendimit të kryeministrit njëherësh liderit të tyre, Ramush Haradinajt.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, duke ju përgjigjur deputetit të PDK-së njëherësh nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se është në dobi të vendit që të vazhdojë qeverisja Haradinaj.
“Përkundër dallimeve ekzistuese të partive politike në koalicion është në dobi të vendit të vazhdojë qeverisja Haradinaj për shkak të vendimeve që janë marrë e duhet të zbatohen dhe atyre që pritet të merren”, ka thënë Isufi.
Ai ka theksuar se në këto momente duhet unitet edhe sa i përket dialogut me Serbinë për të mbrojtur interesat e vendit tonë duke lënë anash ato partiake dhe politikës ditore.
“Sa i përket funksionimit të brendshëm në koalicion ka harmoni por çështja e nivelit politik të liderëve ka të bëjë me dallimet që tanimë janë publike”, u shpreh Isufi.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një deklaratë dhënë për “Zërin”, ka thënë se nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta dërgojë vendin në zgjedhje.
Haliti ka theksuar se përkundër dallimeve ky koalicion është funksional, i cili po diskuton për harmonizimin e çështjeve me rëndësi për vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova