LAJMI I FUNDIT:

Drita nuk ndalet, Nwabueze vendimtar ndaj Ferizajt

Drita nuk ndalet, Nwabueze vendimtar ndaj Ferizajt

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi, ku para adhuruesve të vet ka mposhtur Ferizajn 1-0.

Drita e filloi më mirë takimin ku në minutën e 10-të rrezikoi me Haxhi Nezirajn por që goditja e tij shkoi jashtë portës.

Vetëm katër minuta më vonë kampioni në fuqi realizoi golin e epërsisë.


Sulmuesi afrikan Kyrian Nwabueze pas një veprimi individual gjuan për mrekulli dhe realizon super gol për 1-0.

Drita vazhdoi dominimin  dhe deri në fund të pjesës së parë pati tri mundësi shënimi me Lecin, Nwabuezen e Krasniqin por që nuk arritën të realizonin.

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Drita në pjesën e dytë qarkullonte topin në mesfushë duke ruajtur rezultatin.

Ferizaj rrezikoi me Qëndrim Dautajn në minutën e 62-të, por që goditja e

Drita pas minutës së 80-të pati dy raste të mira shënimi me Haxhi Nezirajn dhe Betim Haxhimusën, por në të dyja rastet intervenoi portieri mysafir Blakçorri.

Deri në fund mysafirët tentuan me të gjitha forcat të shënonin golin e barazimit, por një gjë të tillë nuk ia arritën.

Drita pas kësaj fitore e blindon pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet e 10-ta në tabelë me 24 pikë. /Telegrafi/