LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Qeveria u dekonspirua me 7 Mars, ditën kur është vrarë Adem Jashari (Video)

Selmanaj: Qeveria u dekonspirua me 7 Mars, ditën kur është vrarë Adem Jashari (Video)
Driton Selmanaj, Deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se Qeveria u dekonspirua ditën kur ka rënë Adem Jashari, me mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Selmanaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se seancat e thirrura nga subjektet opozitare u shtynë pasi qeveria tha se në ato data ishte fillimi i “Epopesë së UÇK-së”.


“Vlerësimi ynë ishte se nderimi më i madh për të rënët do të ishte nëse ne nuk e vjedhim e as dëmtojmë këtë vend, por megjithatë ishte vlerësim i tyre”.

Deputeti i LDK-së, thotë se paradoksi qëndron se pikërisht në ditën kur janë vrarë pjesëtarët e familjes Jashari, Qeveria thirr seancë të jashtëzakonshme.

“Paradoksi është se në datën 7 mars, pra në ditën kur është vrarë komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari me gjithë familjen e tij, Kryeministri thërret seancë të jashtëzakonshme. Ne kërkuam të shtyhet kjo seancë sepse ishte e rëndë të diskutohen raportet me Serbinë, në ditën kur u vranë Jasharajt dhe jo vetëm. Këta na e rrëzuan kërkesën tonë dhe vazhduan me seancën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Selmanaj thotë se Qeveria u dekonspirua ku sipas tij ata treguan se nuk kanë lidhje me idealet e atyre që kanë vdekur në këtë vend.

“Këta në fakt për dy ditë u dekonspiruan dhe treguan se lidhje nuk kanë me të rënët në këtë vend, këta lidhje nuk kanë me idealet e atyre që kanë vdekur në këtë vend. Këta e kanë vetëm të kapitalizojnë ndonjë votë, eventualisht në datat kur përkujtohen të rënët të vjedhin. Kjo është logjika e tyre dhe për fat të keq kështu ndodhi”.

Deputeti i LDK-së thotë se seanca e mbajtur me 7 mars përpos që ishte e padrejtë në aspektin moral, mbajtja e saj ka shkelur edhe rregulloret e punës së Kuvendit.

“Ne nuk e kuptuam jashtëzakonshmërinë e seancës. E kontestuam edhe procedurën si u thirr seanca…Në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ata mblodhën natën komisionet parlamentare, përkundër që rregullorja thotë që deputetët duhej të kishin në dispozicion së paku pesë ditë pune para mbajtjes së seancës”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori