LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Buds po konsiderohen po aq të mira sa edhe AirPods (Foto)

Galaxy Buds po konsiderohen po aq të mira sa edhe AirPods (Foto)

Që kur Apple i ka lansuar AirPods, për dy vjet e gjysmë, kompanitë që prodhojnë kufje, po përpiqen t’i kopjojnë.

Ende asnjë nuk ka mundur t’ju afrohet, deri më tani kur Samsung i ka lansuar Galaxy Buds, që po konsiderohet të jenë po aq të mira, transmeton Telegrafi.


Statistikat tregojnë se kufjet nga Samsung, zgjasin për gjashtë orë, një më shumë se ato të Apple. Janë shumë më të fryra se ato të rivalit dhe vështirë iu bëjnë atyre që i kanë veshët ëm të vegjël, megjithatë, kanë dizajn të pranueshëm.

Kutia e tyre ka madhësinë e perit dental, që mund të futet në pothuajse secilin gjep. Madje, mbushen pa tela, nëpërmjet sipërfaqes së Galaxy S10, që nuk mund të realizohet nga kufjet e Apple.

Me çmim prej 130 dollarëve, 30 dollarë më lirë se AirPods që nuk janë përditësuar qe dy vjet, Galaxy Buds duken shumë më të avancuara. Kufjet janë në dispozicion me tri ngjyra, të bardhë të zezë dhe të verdhë shumë të hapur. /Telegrafi/