LAJMI I FUNDIT:

Veshjet e ngushta që i bleu përmes internetit, i përshtaten më shumë qenit të saj (Foto)

Veshjet e ngushta që i bleu përmes internetit, i përshtaten më shumë qenit të saj (Foto)

Blerësja e një palë veshjeve të ngushta, është tallur me kompaninë që shiti përmes internetit, një palë rrobe me të cilat do dilte për të shëtitur në mbrëmje.

Callie Conway nga Newcastle e Anglisë, pagoi 30 funte për veshjen me tri pjesë, që thuhej se është në numrin e saj, që në fakt i bien aq të vogla për t’i veshur, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, adoleshentja 19-vjeçare e ka gjetur anën komike të rastit, duke ia veshur qenit të saj, që i bien tamam dhe i përshtaten më shumë.


Madje, ka thënë se veshjet i pëlqejnë qenit të saj, pasi lëvizë i gëzuar nëpër shtëpi, duke refuzuar t’i largojë. /Telegrafi/