Deputetët e opozitës të Kuvendit të Kosovës diskutuan nëse duhet apo jo të filloj diskutimi për platformën e finalizuar nga ekipi negociator për dialogun e Kosovës me Serbinë, pasi sipas opozitës së pari duhet të votohet ligji pastaj platforma.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se platforma duhet të vij nga ligji, mirëpo sipas tij ligji nuk ekziston.
Ai tha se është duke u bërë një tollovi, siç është edhe vet kjo qeverisje.
“Ne në tavolinë kemi një raport nga komisioni joformal, dhe kjo nuk i plotëson kushtet.. Platforma duhet të derivoj prej ligjit, i cili ligj nuk ekziston. A është duke iu propozuar kuvendit një ligj prej një ligji i cili nuk ekziston? Është një tollovi e jashtëzakonshme, siç është dhe kjo qeverisje”, ka thënë Zemaj.
Zemaj po ashtu potencoi se në këtë seancë duhet të marr pjesë edhe Shpend Ahmeti, i cili është zëvendës i Fatmir Limaj në Ekipin negociator.
“E para zëvendës kryeministri kur të flet për procesin e dialogut duhet ta ketë edhe zëvendësin e tij i cili nuk është këtu. Kryetari po bëni shkelje të rregullores sepse rezoluta nuk është obligative, mirëpo e shpreh vullnetin e kuvendit”, u shpreh ai.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe bashkëkryesuesi i Ekipit negociator për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë që duhet të dallohet ligji me platformën.
“Duhet të dallohet ligji me platformën janë dy gjëra të ndryshme. Ligji i rregullon kompetencat nuk ka lidhje me një dokument politik. Në seancën e jashtëzakonshme të 2018 ku është miratuar rezoluta për delegacionin, paralamenti e ka miratuar një rezolutë, ku obligohet brenda një afat 30 ditor t’i paraqes projekt dialogun i cili do ta përfaqësoj Kosovën. Kërkoj që të fillojmë debatin për platformën e paraqitur para deputetëve të Kosovës. Është një temë e rëndësishme për të gjithë ne”, theksoi Limaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje