LAJMI I FUNDIT:

“Austro-Hungaria dhe Shqipëria, 1916-1918”

“Austro-Hungaria dhe Shqipëria, 1916-1918”

Një vit pas përfundimit të Konferencës “Austro-Hungaria dhe Shqipëria, 1916-1918 ”, botohet një vepër me të njëjtin titull.

Monografia që paraqet Muzeu Historik është një punim me 20 kumtesa, që përfshijnë kontributet austriake në themelimin e një administrate publike moderne, të politikës austro-hungareze në rajon, ndikimet në stabilitetin financiar, zhvillimet urbane, gërmimet arkeologjike në Apoloni, themelimin e Muzeut Kombëtar etj.


Promovimi i botimit “Austro-Hungaria dhe Shqipëria, 1916-1918” bëhet ditën e mërkurë, më 13 mars 2019, në orën 11:00 në sallën “UNESCO”.

Ky aktivitet zhvillohet nga Ambasada Austriake në Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar.