LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike dhe BE reagojnë ndaj emërimit të Naser Shalës si drejtor i Agjencisë për Verifikim të Pronës

Ambasada britanike dhe BE reagojnë ndaj emërimit të Naser Shalës si drejtor i Agjencisë për Verifikim të Pronës

Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për siç ka thënë “vendimin e Kuvendit të Kosovës për emërimin e Naser Shalës si Shef i Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA)”.

“Fatkeqësisht, javën e kaluar Kuvendi dështoi të zgjidhte kandidatin e vetëm të identifikuar se përmbushi kriteret për emërim dhe në vend të kësaj emëroi një kandidat i cili nuk u caktua sipas vlerësimit profesional. Kjo është një shkelje e qartë e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë.


Dhe siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, si rezultat i këtij vendimi, Ambasadori britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të KPCVA.

Përveç ambasadës britanike, ka reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë.

“Thellësisht të zhgënjyer me vendimin e Kuvendit të Kosovës për të injoruar krejtësisht një proces të rekrutimit të bazuar në meritë, të përgjegjshme dhe transparente. Emërimi i drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA) nuk është në përputhje me praktikat dhe vlerat evropiane”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Ambasadës Britanike në Prishtinë:

Ambasada Britanike në Prishtinë shpreh keqardhje për vendimin e Kuvendit të Kosovës për emërimin e Naser Shalës si Shef i Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA).

Projekti i Mbështetjes së Ambasadës Britanike për Projektin e Rekrutimit Publik dy herë mbështeti procesin për rekrutimin e Shefit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA).

Procesi i parë u anulua nga Kuvendi. I dyti nga këto procese të rekrutimit, të kryer në mënyrë transparente dhe meritokratike, identifikoi vetëm një kandidat që plotësonte kriteret për emërim.

Raportet e rekrutimit, të prodhuara nga partneri zbatues i projektit, u ndanë me të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Fatkeqësisht, javën e kaluar Kuvendi dështoi të zgjidhte kandidatin e vetëm të identifikuar se përmbushi kriteret për emërim dhe në vend të kësaj emëroi një kandidat i cili nuk u caktua sipas vlerësimit profesional.

Kjo është një shkelje e qartë e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Kuvendit të Kosovës.

Është prerogativë e institucioneve të Kosovës që të emërojnë kandidatë të përshtatshëm nga listat e kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Megjithatë, në zgjedhjen e një kandidati që nuk konsiderohej si i emëruar në këtë rast, institucionet kanë treguar jo vetëm një mungesë angazhimi në zbatimin e projektit tonë të përbashkët, por gjithashtu, më e rëndësishmja, mungesa e përkushtimit ndaj mandatit dhe punës së KPCVA.

Vendimi na çon në pyetjen nëse shumica e Kuvendit të Kosovës ka vullnetin politik për të zbatuar emërimet meritokratike.

Si rezultat i këtij vendimi, Ambasadori britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të KPCVA.

Letra e tij e dorëheqjes i është dërguar Përfaqësuesit Special të BE-së.

Ai falënderon udhëheqjen aktuale dhe stafin e KPCVA-së për profesionalizmin dhe përkushtimin e palëkundur gjatë mandatit të tij në bord, dhe i dëshiron atyre dhe organizatës çdo sukses në të ardhmen. /Telegrafi/