LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Të kota janë përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për të krijuar panik, kthehet besimi në MPB

LSDM: Të kota janë përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për të krijuar panik, kthehet besimi në MPB

Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “koha kur MPB ishte sinonim i joprofesionalitetit, partizmit, mbulimit të vrasjeve mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë”.

“Në vend se të thotë gënjeshtra dhe njoftime jo të verifikuara nga selia e shtrenjtë dhe të keqpërdor tragjedi njerëzore për të krijuar panik, le të mësojë se si punohet në mënyrë të përgjegjshme dhe se si kthehet besimi i qytetarëve tek institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, pas reformave të zbatuara, policia sot punon në mënyrë profesionale dhe efikase në interes të qytetarëve dhe në shërbim të ligjit dhe se kjo është konfirmuar nga anketimet e mendimit publik që tregojnë se 75% e qytetarëve ndihen të sigurt ndërsa në kohën e OBRM-PDUKM-së, siç thonë nga LSDM, besimi në polici ka qenë 23%.


OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

“Është ulur norma e vrasjeve për 37%. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2018 janë bërë 18 vrasje nga ku 17 janë zbardhur. Po ulet norma e krimit, ndërsa policia në kohë vepron pas secilës shkelje ligjore”, thonë nga LSDM.

OBRM-PDUKM, thonë në fund të njoftimit LSDM, nuk mund të pajtohet se MPB funksionon profesionalisht dhe ofron siguri për qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Kalo në kategori