LAJMI I FUNDIT:

Mafiozi më i kërkuar i Italisë, shoqërohet me duartrokitje në makinën e policisë (Video)

Mafiozi më i kërkuar i Italisë, shoqërohet me duartrokitje në makinën e policisë (Video)

Arrestimi i një prej personave më të kërkuar në Itali, u shoqërua me duartrokitje nga banorët e shumtë të mbledhur në zonë.

Marco Di Lauro, 38 vjeç, ishte në arrati prej 15 vjetësh.

Krimineli u dorëzua në mënyrë paqësore kur ishte në shtëpi me partnerin dhe dy macet, ndërsa po përgatisnin ngrënien e makaronave.

Sipas mediave të huaja, përcjell oranews.tv, 150 policë shkuan në një apartament modest në qytetin jugor të Napolit të shtunën për të arrestuar 38-vjeçarin, një nga gangsterët më të shquar të vendit.

Ndërhyrja e policisë në nivel të lartë u mirëprit ngrohtësisht nga banorët vendas, ndërsa dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës për të parë gangsterin e famshëm që u kap. Filmi i postuar në internet tregon turmën duke kënduar “Well done”, pasi Di Lauro u fut në makinën e policisë.

Krimineli ishte në arrati që nga viti 2004 dhe arriti të shpëtojë nga policia dy herë në 2016 dhe 2017.

Gangsteri konsiderohet të jetë kreu i klanit Di Lauro, ndërsa babai i tij është Paulo Di Lauro, shefi i famshëm i mafies napolitane “Camorra”, i cili u burgos në vitin 2005.

Di Lauro Jr u përfshi në trafikun e drogës dhe të paktën katër vrasje, sipas zyrtarëve, ndërsa mediat lokale e quajnë kriminelin e dytë më të rrezikshëm të Italisë, pas Matteo Messina Denaro, i dënuar në vitin 2012, me burgim të përjetshëm.

Zëvendëskryeministri i Italisë, Mateo Salvini, vlerësoi autoritetet për kapjen e “super-të arratisurit” Di Lauro, ndërsa kryeministri Giuseppe Conte tha se sulmi i fundit i policisë është “një goditje tjetër për krimin e organizuar”.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Shërbimet malore shpëtojnë dhjetëra të bllokuar në majën më të lartë të Gjermanisë

Shërbimet malore shpëtojnë dhjetëra të bllokuar në majën më të lartë të Gjermanisë

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Mijëra njerëz marshuan rrugëve të Budapestit në mbështetje të Viktor Orbanit

Mijëra njerëz marshuan rrugëve të Budapestit në mbështetje të Viktor Orbanit

Botë
Kalo në kategori